Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tronditet partia e Vuçiçit/ Nisin largimet nga SNS-ja, ikën këshilltari në Beograd: Nuk pajtohem me urdhrat... Arrestohet vëllai i ish-presidentit të Paraguait, dyshohet për pastrim parash në skandalin e Ueno Bank Tentuan të merrnin me forcë 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxha e nip VIDEO/ Grushta dhe kaos në Kampionatin Botëror të Xhuxhëve, policia futet në fushë për të ndalur sherrin me... Moti i keq, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri–Cernicë; bllokohet qarkullimi Postimi në rrjetet sociale i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë... Mjet i blinduar, armë dhe 3 efektivë si truproja; kush është Ilir Shyti që rikthen në vëmendje dosjen “Hakm... Sonte përballja me PSV-në në Champions, Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejn... Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit ... Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare Prrenjasi prej gati 20 orësh në errësirë, defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit... Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë Rrugën e Kombit, hidhet kripë në segmentet e prekura...
BOTA

Tronditet partia e Vuçiçit/ Nisin largimet nga SNS-ja, ikën këshilltari në Beograd: Nuk pajtohem me urdhrat e tij

Largimet nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiç po shtrihen edhe në nivelin lokal. Këshilltari në Kuvendin e Qytetit të Beogradit, Vuk Staniç, ka njoftuar largimin nga grupi i këshilltarëve të SNS-së, duke shprehur hapur pakënaqësinë me vendimet e udhëheqjes së partisë. Arsyeja kryesore e largimit, sipas tij, është vendimi i Vuçiçit që […]

P
Piranjat24 November 2026, 10:19 · 2 min lexim

Largimet nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiç po shtrihen edhe në nivelin lokal. Këshilltari në Kuvendin e Qytetit të Beogradit, Vuk Staniç, ka njoftuar largimin nga grupi i këshilltarëve të SNS-së, duke shprehur hapur pakënaqësinë me vendimet e udhëheqjes së partisë.

Arsyeja kryesore e largimit, sipas tij, është vendimi i Vuçiçit që këshilltarët e SNS-së të mos marrin më fjalën në seancat e Kuvendit të Beogradit deri në përfundim të mandatit.

Sipas këtij udhëzimi, këshilltarët do të mund të votonin vetëm sipas direktivave të partisë, ndërsa në emër të gjithë grupit do të fliste vetëm shefi i tij, Aleksandar Mirkoviç.

Staniç ka bërë të ditur se kur iu bashkua SNS-së, me ftesë të Luka Petroviçit, ishte arritur marrëveshja që ai, në cilësinë e këshilltarit, të kishte të drejtën të merrte fjalën dhe të merrte pjesë në debatet parlamentare, duke i njoftuar paraprakisht kolegët e partisë.

 

“Meqë kjo marrëveshje tani është shkelur, unë nuk kam më asnjë detyrim të jem pjesë e grupit të këshilltarëve”, ka deklaruar Staniç.

Keshilltari1
Keshilltari1

Një tjetër arsye e largimit lidhet me strategjinë politike të SNS-së dhe synimet e saj për të ardhmen. Staniç pretendon se Vuçiç, në takimet me këshilltarët, ka folur për mundësinë që partia një ditë t’i humbë zgjedhjet, por më pas të rikthehet në pushtet, sipas modelit të Unionit Demokratik Kroat (HDZ).

Staniç ka theksuar se këto qëndrime kanë ndikuar në vendimin e tij për t’u larguar nga grupi i këshilltarëve.

Ndërkohë, Vuçiç, pas përfundimit të mandatit si president i Serbisë, është bërë deputet dhe kreu i grupit parlamentar të SNS-së në Kuvendin e Serbisë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.