Postimi në rrjetet sociale i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist
Mitropoliti Anastas ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin “Gjuha Shqipe”, ku shfaqet një fragment filmi me mesazhin “Perëndia di çdo gjuhë”.
Në reagimin e tij, Mitropoliti kritikon atë që e konsideron një qëndrim kontradiktor ndaj gjuhës shqipe dhe patriotizmit, duke e lidhur atë me shpopullimin e vendit.
“Kur nëpërmjet shpopullimit, bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç shqipes, dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste”, shkruan Anastas.
Më tej, ai i drejtohet drejtpërdrejt Ballës, duke theksuar: “Nuk i përdhosni dot klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist, z. Balla”.
Reagimi ka në fokus përdorimin e figurës së klerikëve ortodoksë në videon e publikuar nga politikani.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Përmes aktit normativ, qeveria futet në xhepin e qytetarëve’, Grimçi: Qëllimi të sfumohet e shpërbëhet protesta

Veliaj do të dalë me kandidat të tij për Bashkinë e Tiranës? Plarent Ndreca: Të gjitha mundësitë janë të hapura

“PS ka vetëm një pronar”, Nesho: Rama i trajtoi socialistët si ushtarë të pushtetit të tij

Vangjeli: Në PS nuk ka më njerëz me autoritet moral, Rama ka krijuar Republikën e Drejtorëve

Shkullaku: Rama në pikën më të dobët! Po eliminon këdo që i del përpara në PS

‘Rama, autokrat edhe me të vetët…’/ Bushati: Ja çfarë tregojnë përplasjet brenda PS-së

"Eurot e drogës dhe korrupsionit po fundosin Bankën e Shqipërisë"/ Këlliçi akuza të forta ndaj Sejkos dhe Ramës

“Bjeri borisë kundër qeverisë”, protestuesit "pushtojnë" rrugët e Tiranës, ftojnë shoferët t’i bashkohen revoltës





