Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur “Askush nuk është mbi ligjin, zbatojeni në mënyrë të barabartë” – Ambasada e SHBA zbulon fjalën e Eric Wend...
BOTA

Ushtria e Putinit pëson humbje dramatike! Mbi 50 mijë ushtarë rusë vdiqën ose u plagosën në fushën e betejës në shtator

P
Piranjat12 October 2026, 10:24 · 3 min lexim
Ushtria e Putinit pëson humbje dramatike! Mbi 50 mijë ushtarë

Forcat ruse pësuan mbi 50,000 humbje ushtarësh gjatë muajit shtator, përfshirë më shumë se 28,000 ushtarë të vrarë në fushëbetejë, bëri të ditur një zyrtar i NATO-s për Bloomberg më 11 tetor.

Shifra e shtatorit, më e larta mujore gjatë vitit 2026, përputhet në një masë të madhe me vlerësimet zyrtare të publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, sipas të cilave Rusia pësoi 46,230 humbje personeli gjatë këtij muaji. Shtabi i Përgjithshëm ukrainas nuk ka specifikuar sesa prej këtyre humbjeve ishin me pasojë vdekjen.

Sipas zyrtarit të paidentifikuar të NATO-s, Forcat e Armatosura të Ukrainës pësuan rreth 5,000 humbje gjatë muajit shtator. The Kyiv Independent nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë shifër, pasi zyrtarët ukrainas rrallë herë komentojnë numrin e humbjeve të pësuara në fushë-betejë.

Sipas të dhënave të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, humbjet e personelit rus janë rritur nga 31,710 në janar në 46,230 në shtator, duke shënuar një rritje prej gati 46%.

Shkaktimi i humbjeve të mëdha në radhët e ushtrisë ruse është kthyer në një objektiv strategjik të deklaruar të Ukrainës. Në janar, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, deklaroi se Ukraina synonte të “vriste 50,000 rusë në muaj”, duke argumentuar se humbje të tilla mund të dobësonin aftësinë e Moskës për ta vazhduar luftën.

Rritja e humbjeve vjen gjithashtu në një kohë kur Rusia po përballet me presion në rritje për të zëvendësuar trupat e humbura, ndërsa vazhdon operacionet sulmuese përgjatë vijës së frontit.

Inteligjenca ukrainase ka deklaruar gjithashtu se Shtabi i Përgjithshëm i Rusisë është i përgatitur të mobilizojë rreth 300,000 persona gjatë vitit 2026 dhe 300,000 të tjerë në vitin 2027, nëse do të jetë e nevojshme.

Në korrik, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia kishte humbur më shumë se 1.5 milionë ushtarë të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, ndërsa Moska nuk publikon të dhëna të plota mbi humbjet e saj ushtarake.

Deri më 11 tetor, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se Rusia kishte pësuar gjithsej 1,552,840 humbje personeli që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022. Kjo shifër mendohet të përfshijë ushtarët e vrarë, të plagosur, të kapur rob dhe të zhdukur.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.