VIDEO/ Momenti dramatik kur automjeti përfundon me shpejtësi në faltore dhe përplas besimtarët

Një makinë elektrike është përplasur me një faltore Guanyin në lagjen kineze të Bangkokut, duke lënë të plagosur tre persona. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të enjte, rreth orës 13:13, në rrugën Yaowarat, në zonën Samphanthawong të kryeqytetit tajlandez.
Mediat e huaja raportojnë se automjeti doli nga rruga dhe përfundoi brenda hapësirës së faltores që i përket Fondacionit Tian Fa. Tre persona që ndodheshin në zonën e shenjtë mbetën të bllokuar nën automjet dhe u nxorën nga ekipet e shpëtimit.
Njëri prej të plagosurve raportohet në gjendje të rëndë, ndërsa të tre u transportuan në spital për trajtim mjekësor. Shoferi, një burrë i moshuar, dyshohet se pësoi një problem të papritur shëndetësor dhe humbi ndjenjat në momentin kur ishte në drejtimin e automjetit.
Dyshohet se një problem me tensionin e gjakut mund të ketë ndikuar në ngjarje. Përplasja shkaktoi dëme në pjesën e poshtme të strukturës së faltores, ndërsa statuja e Guanyin raportohet se nuk pësoi dëmtime. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa zona u bllokua për kryerjen e veprimeve hetimore dhe largimin e automjetit.
BREAKING: Multiple people injured after electric car crashes into Kuan Yin Shrine in Bangkok, Thailand https://t.co/8N63gmYPjv
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) October 1, 2026
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Ukraina përdor për herë të parë raketën balistike FP-7, Zelensky publikon pamjet

Çfarë do të duhej të bëjë Mbretëria e Bashkuar për t'u ribashkuar me BE-në?

E dashura e fshehtë nuk e lë vetëm Putinin në udhëtimet jashtë Rusisë! Media: Ish-gjimnastja olimpike e “ndjek këmba këmbës” me avion pri...

Vdekja “fal” të dënuarën me vdekje! Çfarë ndodhi brenda dhomës së ekzekutimit të gruas nga Tenesi

Vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, dëshmon anesteziologia, konfirmon telefonatën për antidotin

A duhet të kemi frikë nga një sulm rus? Shefi i NATO-s kritikon evropianët: Ne jemi 500 mln njerëz, ata 140

16 muaj në burgjet e Putinit/ Evan Gershkovich rrëfen çfarë përjetoi

Serbia drejt një gare të polarizuar, zgjedhjet e 25 tetorit kthehen në ‘referendum





