Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
BOTA

Vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, dëshmon anesteziologia, konfirmon telefonatën për antidotin

P
Piranjat 1 October 2026, 18:07 · 2 min lexim
Vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, dëshmon anesteziologia,

Hetuesi që po shqyrton çdo aspekt të çështjes lidhur me vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis ka marrë në pyetje edhe anesteziologen me të cilën njëra prej infermiereve kishte komunikuar në telefon, në momentin kur këngëtari po i nënshtrohej procedurës së plazmaferezës.

Dëshmia e saj konsiderohet e rëndësishme, pasi mjekja e arrestuar dyshohet se mohon t’i ketë administruar qetësues Mazonakisit, ndërsa një prej infermiereve ka deklaruar se kishte telefonuar anesteziologen për të pyetur për antidotin.

Anesteziologia ka konfirmuar para hetuesit se e kishte marrë telefonatën nga infermierja. Sipas dëshmisë së saj, ajo nuk kishte komunikuar me mjeken në atë moment, por infermierja e kishte pyetur se cili ishte antidoti për propofolin. Anesteziologia është përgjigjur se nuk kishte antidot për të.

Ndërkohë, hetimet vijojnë në të gjitha drejtimet. Në dosje është përfshirë edhe dëshmia e një tjetër infermiereje, e cila ka deklaruar se një mjek u kishte thënë punonjësve të klinikës se ishin ‘të gjithë bashkëpërgjegjës’ dhe se duhej të kishin ‘një qëndrim të përbashkët’.

Kjo deklaratë, sipas dëshmisë, ishte bërë gjatë fazës së hetimit paraprak, përpara nisjes së procedurës penale dhe ngritjes së akuzës për vrasje me dashje eventuale ndaj dy mjekëve.

Në një zhvillim tjetër, avokati Nikos Alexandris, i cili kishte marrë përsipër mbrojtjen e mjekes, ka hequr dorë nga përfaqësimi ligjor i saj. Në deklaratën zyrtare, ai tha se pas konsultimit me klienten e tij, palët kishin vendosur të ndërprisnin bashkëpunimin, pasi rrethanat aktuale të çështjes e bënin të pamundur përfaqësimin e saj nga zyra e tij ligjore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.