Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
BOTA

Britanikët ndërrojnë mendje pas një dekade, sondazhi nxjerr rikthimin në BE në krye në 512 nga 632 zonat zgjedhore

P
Piranjat21 November 2026, 22:43 · 2 min lexim
Britanikët ndërrojnë mendje pas një dekade, sondazhi nxjerr

Një sondazh i fundit është kthyer në dëshminë më të qartë të lëkundjes së britanikëve në raport me Brexit-in: Anketimi, i cituar nga The Guardian, tregon se katër në pesë zona elektorale në Mbretërinë e Bashkuar mbështesin tashmë rikthimin në Bashkimin Europian.

Studimi nxjerr në pak një ndryshim të ndjeshëm të qasjes së opinionit publik që nga referendumi i vitit 2016. Nga 632 zonat elektorale të marra në analizë, 512 mbështesin rikthimin në BE, 73 preferojnë të qëndrojnë jashtë, ndërsa 47 janë të pavendosura.

Konsiderohet veçanërisht domethënës fakti që edhe 274 nga 394 zonat që votuan për Brexit-in në vitin 2016 tani favorizojnë rikthimin.

Mes tyre është edhe Makerfield, zona elektorale e kryeministrit Andy Burham, ku dy të tretat e votuesve kishin mbështetur largimin nga BE-ja.

Sondazhi u realizua nga kompania Fortius Global, e themeluar nga Jim Messina, ish-këshilltar i sondazheve të Barack Obamës. Sipas përllogaritjeve, mbështetja për rikthimin në BE arrin në 58.3% në Angli, 68.9% në Skoci dhe 57.9% në Uells.

Të dhënat tregojnë se edhe në zona të përfaqësuara nga ministra të kabinetit qeveritar po rritet mbështetja për rikthimin. Ndërkohë, kryeministri ka deklaruar se synon krijimin e marrëdhënieve sa më të ngushta të mundshme me Bashkimin Evropian.

Deklarata vjen pas një marrëveshjeje të re për lëvizjen e të rinjve dhe eksportet ushqimore, të arritur në Bruksel.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.