“Veliaj pas zgjedhjeve, një qytetar i thjeshtë”, gazetari Qyno: Kryebashkiaku shpreson vetëm te Strasburgu

Gazetari Elton Qyno ka komentuar situatën ku ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ai shpreson vetëm te Strasburgu.
Qyno vijoi duke thënë se pas disa muajsh, pas zgjedhjeve të ardshme, Veliaj do të jetë një qytetar i thjeshtë, dhe mund t’a çojnë edhe në burgun e Drenovës, që ti duket vetja sikur është në Greqi.
“Më duket një strategji politike. Pas ca muajsh del një qytetar i thjeshtë, e jo në burgun e Fierit, po mund t’a çojnë dhe në burgun e Drenovës që ti duket vetja sikur është ne Greqi.
Po shfrytëzon të gjitha mundësitë për t’u dëgjuar, këto refuzime do ti çojë në Strasburg, për të zbutur masën e sigurisë, të fitojë një rishikim në Strasburg. Të marrë masë sigurie arrest shtëpie apo një garanci pasurore.
Gjyqi i Themelit ka nisur, por s’ka shkuar as vetë. Por është gjyqi i masës së sigurisë. Mund të ketë mundësi të edhe arratiset, kështu i erdhi loja politike dhe juridike. Kështu kanë bërë dhe kolegët e tij, që e kanë ndjerë lagështirën dhe janë larguar e kanë shpëtuar.
Veliaj ka ngelur në pozicion jetimi, askush nuk do të marrë hallet e tij. Pavarësisht se thonë “ça i ndodhi, Lali kështu”. Nuk mund të bëhen me Veliaj në këtë situatë e të bëhen si Veliaj shumë shpejt. Veliaj shpreson vetëm te Strasburgu”, tha gazetari Qyno.
Lexo edhe
POLITIKE
Abilekaj: Kushtetusja po merr kompetencat e institucioneve të drejtësisë

Çepani: Të rinjtë në parti angazhohen vetëm gjatë fushatave, më pas nuk kanë akses në vendimmarrje

Përplasja me Ramën, Bushati: Se çfarë raporti ka Veliaj me të vërtetën, duhet të jemi me 1000 pikëpyetje

Vrasjet e bujshme dhe dosja e SPAK, Hoxha: Kush dha urdhrin, kush financoi dhe kush i ekzekutoi?

Avokati: Veliaj nuk ka kallëzuar Ramën, por drejtoreshën e burgjeve

Elton Qyno për dosjes së bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt

Lubonja: Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha





