Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E rëndë në Austri, 47-vjeçari shqiptar vret gruan Goditet organizata kriminale “Barış Boyun”, arrestohet në Azerbajxhan një nga drejtuesit e saj, me 48 urdhë... Jep dorëheqjen nga detyra, kreu i IKMT-së, Afrim Qendro Lëviznin me taksi të armatosur, arrestohen dy të rinj! Kundërshtuan dhunshëm efektivët Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet e policisë I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari malazez në Shkodë... Maratona e Tiranës ndryshon qarkullimin të dielën, ja rrugët e bllokuara dhe linjat urbane që devijohen AL JAZEERA: NATO nuk do mbajë samit në Shqipëri, ndërsa Rama po përballet me kritika dhe protesta Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës që sfidon “Ndranghetën” dhe streha e tij në Dubai?!... E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N...
AKTUALITET

E rëndë në Austri, 47-vjeçari shqiptar vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri, ku një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e

P
Piranjat13 November 2026, 13:05 · 2 min lexim
E rëndë në Austri, 47-vjeçari shqiptar vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri, ku një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare.

Për ngjarjen akuzohet edhe një tjetër shtetas nga Kosova, 45 vjeç, i cili dyshohet se i kishte siguruar armën e krimit, duke e ditur se ai kishte ndërmend të vriste gruan.

Sipas medias austriake “Heute”, 47-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja dhe dyshohet se kishte krijuar bindjen se ajo ishte shtrigë dhe merrej me magji të zezë.

Ditën e ngjarjes, ai dyshohet se e ka qëlluar tre herë me pistoletë të tipit Beretta, ndërsa më pas e ka goditur rreth 40 herë me kaçavidë në pjesën e sipërme të trupit.

Një tjetër element tronditës i çështjes lidhet me gjendjen e tij psikike. Sipas raportimit, edhe gjatë qëndrimit në burg, 47-vjeçari vijonte të fliste për magjinë e zezë dhe demonët. Në një raport mjekësor ai është vlerësuar si person me çrregullime psikotike dhe është konsideruar i paaftë për të mbajtur përgjegjësi penale.

Ndërkohë, 45-vjeçari që dyshohet se i siguroi armën akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e krimit, megjithëse ishte në dijeni të qëllimit të autorit.

Hetimet dhe vlerësimet mjekësore kanë nxjerrë në pah detaje të rënda mbi rastin, ndërsa çështja po trajtohet nga autoritetet austriake.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.