Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset nga për vdekje 64-vjeçari që lëvizte me motomjeti... Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027...
BOTA

VIDEO/ Pamje me dron nga aksidenti masiv i 86 automjeteve që la pas 12 të vdekur 

P
Piranjat10 November 2026, 17:51 · 4 min lexim
VIDEO/ Pamje me dron nga aksidenti masiv i 86 automjeteve që la pas 12

Pamje tronditëse të filmuara nga një dron mbi autostradën e Trakisë në Bullgari zbulojnë përmasat e tragjedisë që la të paktën 12 të vdekur dhe 51 të plagosur. Pamjet ajrore tregojnë dhjetëra makina dhe kamionë të shkatërruar, disa prej të cilëve janë shndërruar në masa të deformuara metali, pas aksidentit masiv ku u përfshinë 86 automjete.

Videoja tregon automjete të ndaluara përgjatë një segmenti të gjatë të autostradës, ndërsa në disa pika shihen grumbuj makinash dhe kamionësh të përplasur me njëri-tjetrin. Pamjet dokumentojnë një nga tragjeditë më të rënda rrugore në vend.

Sipas mediave bullgare, në përplasjet zinxhir u përfshinë gjithsej 86 automjete, nga të cilat 63 po udhëtonin në drejtimin Burgas–Sofje dhe 23 në drejtimin Sofje–Burgas.

Mjegulla e dendur dhe përplasjet zinxhir

Aksidenti fatal ndodhi të martën në rajonin e Jambolit, midis kryqëzimeve të Zimnicës dhe Kabiles, ku dukshmëria u reduktua ndjeshëm për shkak të mjegullës së dendur.

Sipas vlerësimeve paraprake të autoriteteve, dukshmëria ra nga 70–80 metra në vetëm 10 metra, duke bërë që shumë drejtues automjetesh të mos arrinin të reagonin në kohë dhe duke shkaktuar përplasje të njëpasnjëshme. Autostrada u mbyll në të dyja drejtimet, ndërsa në vendngjarje u angazhuan forca të shumta policie, zjarrfikësish dhe ekipesh të shpëtimit.

51 të plagosur u dërguan në spitale

Ekipet e shpëtimit transportuan të paktën 51 persona të plagosur në spitalet e Slivenit, Jambolit dhe Burgasit, ku 13 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Në spitalin e Slivenit u dërguan 23 persona, nga të cilët 19 patën nevojë për shtrim. Disa prej të plagosurve iu nënshtruan edhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Numri i viktimave u rrit nga 11 në 12, pasi njëri prej të plagosurve ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, në spitalin e Jambolit.

“Nuk kam parë kurrë më parë një aksident trafiku kaq të rëndë”

Ekspertja e sigurisë rrugore Diana Rusinova, e cila ndodhej në vendngjarje, i përshkroi përmasat e shkatërrimit si të papara në një prononcim për gazetën bullgare Actualno. “Kjo është hera e parë që shoh një aksident rrugor kaq të rëndë”, deklaroi ajo, duke theksuar se disa automjete ishin dëmtuar në një shkallë të tillë, saqë pothuajse nuk njiheshin më.

Në të njëjtën kohë, ajo kritikoi ashpër mangësitë në sistemet e paralajmërimit të hershëm për drejtuesit e automjeteve. Sipas saj, përdorimi i sinjalistikës elektronike dhe i mjeteve moderne teknologjike mund të ndihmojë në parandalimin e aksidenteve të ngjashme.

Zi kombëtare në Bullgari

Qeveria bullgare njoftoi se e mërkura, 11 nëntor, do të shpallet ditë zie kombëtare në nderim të viktimave. Shërbimi Hetimor Kombëtar, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Jambolit, ka marrë përsipër hetimin e rrethanave të aksidentit. Autoritetet po shqyrtojnë kushtet e dukshmërisë, gjendjen e sipërfaqes së rrugës, sinjalistikën dhe sistemet ekzistuese të sigurisë rrugore, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të sakta që çuan në përplasjet zinxhir. /PiranjatNews/

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.