“Pensionistët shkojnë e blejnë bukën e ftohtë!”, Teliti debat me Ekonomin: Hanë një herë në vit

Është shoqëruar me debate mes deputetes së PS-së Milva Ekonomi dhe anëtarit të kryesisë së PD-së Dorian Teliti, diskutimi për buxhetin dhe pensionet. Për përfaqësuesin e opozitës dyfishimi i fonvdeve për pensionet është mashtrim i qeverisë.
“Fondi total i pensioneve është 2 miliardë euro. Këto 2 miliardë euro shtesë ku janë? Se s'po i shoh asgjëkundi. Këtë vit bonus plus indeksim është 240 milionë. Vitin që vjen sipas parashikimit tuaj është 340 milionë euro. Pas dy vitesh në 2029 thoni ju 440 milionë euro. Ndërkohë të duhen 2 miliardë, të duhen pesë herë më tepër. Jeni pesë herë më tepër në mashtrim sesa realiteti”, i tha Teliti deputetes socialiste.
Ai akuzoi qeverinë që po i vjedh shqiptarët dhe po i rrit koston e jetesës, ndërsa pensionistët i ka lënë në varfëri. Teliti theksoi se këta të fundit e blejnë bukën e një dite më parë me gjysmë çmimi se nuk e përballojnë dot.
“Pensionistin e keni në zgrip, e keni parë pensionisti kur shkojnë blejnë gjysmë kg djathtë nga ai 4 mijë lëkëshi, më i lodhuri fare, blejnë bukën e djeshme, bukën e ftohtë, atë që është me gjysmë çmimi. Po të ishin kaq mirë shqiptarët, nuk do kishe nevojë të ulje TVSH-në. Ju po i zgrapni. Ju i keni zgrapur shqiptarët. Po i hiqni vetëm TVSH-në. Po ulni TVSH-në për 54 produkte, që s'ka për të pasur dhe ajo fatkeqësisht efekt, se ke konkurrencë të pandershme në treg. Ke importues dhe në anë tjetër po i rrisni çdo kosto tjetër jetesës. Po rritet karburanti, po rritet energjia, po rritet uji”, deklaroi Teliti në a2cnn.
Përkundër këtyre deklaratave, deputetja socialiste tha se mbrojti politikat e qeverisë për rritjen ekonomike dhe theksoi se pensionet po rriten çdo muaj, indeksohen dhe plotësohen me bonuse.
“Kjo gjë bëhet sepse ke një performancë më të mirë të ekonomisë, e ke rritjen ekonomike të mirë e ke edhe borxhin të menaxhuar i ke dhe investime të huaja direkte prezente. Ti e shikon gotën gjysmë bosh. Unë e shikoj gotën gjysmë plotë. Dhe këtu na ndryshon këndvështrimi. Reforma e pensioneve pati indeksimin dhe pati bonusin në fund të vitit. Këtë vit nga të ardhurat e fituara më shumë nga akciza e naftës dhe çmimet e naftës të rritura në bursën ndërkombëtare, e ardhura që u fitua ju nda pensioniste në bonus pranvere. Ndërkohë vazhdon rritja mujore e pensioneve dhe vazhdon indeksimi dhe po kjo politikë do të jetë dhe është premtuar që në vitin 2029 ti do kesh pensionin mesatar të plotë qytetar 400 mijë lekë të vjetra”, u përgjigj Ekonomi.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Duhet larguar Rama’/ Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzon propagandën! Brukseli kërkon zgjedhje të lira

“The Albanian Files”/ Bushati: Emrat e arkitektëve të famshëm fshehin kullat e kokainës

Meta: Shqipëria duhet të çlirohet nga kapja e shtetit dhe kthetrat e 'Rilindjes'

Paketa kundër dhunës dhe anarkisë urbane/ Pas ligjeve anti-dhunë, gati “kundërmasat” për paditë abuzive

PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë!

Çollaku: Mesazhe dhe kanosje mes Ramës, Ballukut, Gogut dhe Veliajt/ Priten zhvillime hetimore nga jashtë vendit

Shteti Bektashi? Rama: Po punojmë për krijimin e tij, le të shohim ku do të mbërrijmë

164 ditë protestë para Kryeministrisë, qytetarët sfidojnë reshjet: Nuk dorëzohemi derisa Rama të largohet!




