Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! BE: Ndalohet anija e flotës fa... Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
SPORT

“Të bindur se mund të shkojmë në Europian”, Maran: Skuadra më është përgjigjur në fushë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, e cilësoi suksesin e arritur nga kuqezinjtë si një rezultat të rëndësishëm për projektin

P
Piranjat15 November 2026, 21:18 · 3 min lexim
“Të bindur se mund të shkojmë në Europian”,

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, e cilësoi suksesin e arritur nga kuqezinjtë si një rezultat të rëndësishëm për projektin e nisur prej tij, duke vlerësuar mbi të gjitha punën dhe përkushtimin e lojtarëve.

Në një prononcim për TV Klan pas ndeshjes, Maran theksoi se rezultatet pozitive, përmirësimi i statistikave, debutimi i lojtarëve të rinj dhe mbështetja e tifozëve janë tregues të rritjes së ekipit.

Ai u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me futbollistët, duke nënvizuar se dëshira e përbashkët për të ndjekur projektin e ka bërë më të lehtë punën e tij.

Sa i përket mundësisë për të synuar një pjesëmarrje në Europian, tekniku italian u shpreh se ambicia është e mirëpritur dhe se ky sukses duhet të shërbejë si burim krenarie për të gjithë shqiptarët.

“Komplimentet i pranojmë. Ua thashë edhe lojtarëve që janë ata të cilët janë kryesorët. Gjëja e bukur është që fitorja e këtij grupi, ka sjellë bashkë shumë fitore të rëndësishme të vogla. Shifrat janë të rëndësishme, një ngrohtësi nga tifozët që është përtej fitores, gjëja më e rëndësishme. Janë shifra që kanë përmirësuar çdo edicion tjetër, djem debutues, shumë gjëra pozitive qe do të jenë të mira për vijimin e këtij projekti.

Jam shumë i lumtur sepse kur arrin objektivin, nuk është gjithmonë perceptimi në momentin që vjen sa mund të ndikosh në ekip. Përtej ndeshjeve të qershorit, ku sapo erdhe dhe shkuam në fushë pa provuar e parë asgjë, por pastaj ekipi u rrit. Por edhe pse kishte një qasje nga ata dhe pjesëmarrje në këtë projekt e rritje që ishte thelbësore, kur është ky bashkëpunim e dëshirë për të bërë atë që thotë trajneri, bëhet gjithçka shumë më e thjeshtë.

Europiani? Bëjnë mirë që e duan të gjithë. Mendoj se kjo fitore duhet të japë shumë krenari për këtë ekip e kombëtare, për mënyrën si erdhi përtej rezultateve. Jam i lumtur për tifozët, presidentin që besoi te puna ime. Më kënaq që do përfitojë e gjithë federata nga ky sukses, janë kushtet e duhura për të synuar për të bërë një Europian”, tha Maran pas ndeshjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.