Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
SPORT

Studentët shqiptarë në RMV nuk tërhiqen: Protesta për provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar rikthimin në protesta paqësore nëse institucionet nuk japin një zgjidhje konkrete për

P
Piranjat15 November 2026, 22:19 · 3 min lexim
Studentët shqiptarë në RMV nuk tërhiqen: Protesta për

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar rikthimin në protesta paqësore nëse institucionet nuk japin një zgjidhje konkrete për kërkesën që provimi i jurisprudencës të zhvillohet tërësisht në gjuhën shqipe.

Përfaqësuesi i studentëve, Mevlan Ademi, bëri të ditur se javën e ardhshme grupi organizativ do të mblidhet për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm.

Ai theksoi se para rikthimit në protesta do të shqyrtohet edhe mundësia e një takimi të fundit me institucionet, nga të cilat kërkojnë një përgjigje të qartë se kur dhe si do të mund të jepet provimi në shqip.

Studentët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për dërgimin e propozimit në Komisionin e Venecias, duke e cilësuar si zvarritje të çështjes. Sipas tyre, Kushtetuta dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve e garantojnë tashmë të drejtën e përdorimit të shqipes.

Ademi kritikoi edhe propozimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili parashikon që pjesa teorike e provimit të zhvillohet në shqip, maqedonisht, anglisht ose turqisht, ndërsa pjesa praktike vetëm në maqedonisht.

“Që më 10 shkurt, Kryeministri foli publikisht për dërgimin e një propozimi në Komisionin e Venecias. Nëse Qeveria e konsideronte të domosdoshëm këtë mendim, përse nuk veproi që atëherë? Përse priti nëntë muaj për të kërkuar në nëntor një mendim që tani e quan urgjent? Duke e lidhur përdorimin e shqipes vetëm me gjuhën në të cilën ka studiuar kandidati, ai anashkalon Kushtetutën dhe shpërfill një fakt themelor: shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kjo praktikë është e rrezikshme, sepse e kthen pas përdorimin zyrtar të shqipes”, theksoi Ademi.

Çështja u ngrit në fillim të këtij viti, kur rreth 400 studentë shqiptarë nga tre fakultete juridike, nënshkruan një peticion për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën në të cilën kanë kryer studimet. Deri më tani, studentët kanë organizuar dy herë protesta për këtë kërkesë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.