Me kallash në dorë, momenti kur tre të “fortët” në Shkodër dhunojnë Vladimir Bruçin

Gjykata e Apelit ka shpallur sot vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Alind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, e cila i ka shpallur ata fajtorë vetëm për akuzën e “prishjes së qetësisë publike”.
Ndërkohë, në lidhje me këtë akuzë, Apeli deklaroi se ata përfitojnë nga ligji për amnistinë. Bëhet fjalë për gjykimin e ngjarjes së ndodhur në vitin 2024, në Shkodër, ku këta tre persona kanë dhunuar barbarisht 64-vjeçarin Vladimir Bruçi, pas një konflikti verbal për një vend parkimi.
Në pamje shihet momenti kur tre personat mbërrijnë me një automjet para një pallati dhe zbresin nga makina, ku dy prej tyre mbajnë nga një kallashnikov dhe një tjetër një pistoletë.
Ata u drejtohen banorëve që dalin në dritare, duke u thënë: “Futuni brenda”. Pasi futen në hyrjen e pallatit dhe nuk e gjejnë, ata dalin sërish.
Në këtë moment vjen Bruçi, të cilin pasi e pyesin për emrin, nisin ta godasin me forcë, ndërsa në duar mbajnë armët, por nuk i përdorin.
Ata dëgjohen duke i thënë “Pse na ke sharë?”, ndërsa disa qytetarë ndërhyjnë për ta shpëtuar.
Pasi e lënë pa ndjenja Bruçin në tokë, ata largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa banorët njoftojnë ambulancën, teksa i japin 64-vjeçarit ndihmën e parë. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë i ka shpallur fajtor vetëm për akuzën e “prishjes së qetësisë”, teksa edhe Apeli i dha të drejtë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas këmbësoren

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë në Povelçë/ Drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet në paraburgim pas katër orësh marrje në pyetje

Moti i keq/ Shtyhen për nesër nisjet e trageteve të linjave Durrës-Bari dhe anasjelltas





