Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin... Shkrumbohen 7 autobusë në Gjermani, dëme rreth 2 mln euro
AKTUALITET

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë

P
Piranjat12 November 2026, 17:29 · 2 min lexim
Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi

Policia Rrugore e Korçës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur edhe pajisje inteligjente për monitorimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Bilanci i kontrolleve gjatë një jave tregon për 4 drejtues automjetesh të arrestuar. Tre prej tyre janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër pa leje drejtimi. Gjithashtu, dy shtetas janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në fokus të kontrolleve ka qenë edhe evidentimi i automjeteve me detyrime të papaguara. Nga 785 mjete të kontrolluara, 85 rezultuan debitore, ndërsa sipas Policisë, drejtuesit e tyre kanë shlyer detyrimet pas konstatimit.

Gjatë së njëjtës periudhë janë vendosur gjithsej 1148 masa administrative për shkelje të ndryshme. Numri më i lartë i gjobave lidhet me parakalimet e gabuara, me 256 raste, dhe ndalimin e gabuar të automjeteve, me 243 raste. Ndërkohë, 56 drejtues janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vijat e bardha dhe 51 për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Kontrollet kanë evidentuar gjithashtu shkelje të tjera, si drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse dhe qarkullimi me xhama të errësuar. Pjesa tjetër e masave administrative, 513 në total, lidhet me shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut Korçë, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Njëkohësisht, u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.