Diola Dosti dhe Erolld Belegu rikthehen në Maldive; kush e shoqëron çiftin kësaj radhe

Nutricionistja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Diola Dosti, ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në Maldive së bashku me partnerin e saj, biznesmenin Erolld Belegu, por këtë herë udhëtimi ka edhe një shoqëruese të veçantë: vajzën e saj të vogël.
Ka qenë vetë Diola ajo që ka ndarë në Instagram Story një fotografi ku shfaqet së bashku me Erolldin dhe vajzën e saj, duke zbuluar se e ka marrë edhe të voglën me vete në këtë udhëtim ekzotik.
Kështu, pushimet në Maldive nuk janë vetëm një arratisje romantike për çiftin, por edhe një mundësi për të kaluar kohë së bashku me vajzën e Diolës.
Nga fotografia e publikuar duket se Erolldi dhe vajza e nutricionistes po shijojnë gjithashtu momente së bashku, ndërsa të tre po kalojnë ditët e pushimit nën diellin e Maldiveve.
Kjo është një tjetër paraqitje e Diolës dhe Erolldit nga udhëtimet e tyre, por këtë herë vëmendja shkon te fakti se në këtë aventurë tropikale çifti ka zgjedhur të përfshijë edhe vajzën e saj.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Pjesmarrës në Big Brother? Vedati dhe Roela kanë mendime të kundërta

Ola flet për martesën me Adin: Nuk është e afërt

Shkoi me pushime, 23-vjeçarja përfundon në spital me infeksion të rëndë në tru

Hailey Bieber rrëfen problemet shëndetësore pas lindjes: U përball me një çrregullim pak të njohur

Analizat toksikologjike zbulojnë tri substanca në gjakun e Giorgos Mazonakis, pritet raporti përfundimtar për shkakun e vdekjes





