Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
SHOWBIZ

Pjesmarrës në Big Brother? Vedati dhe Roela kanë mendime të kundërta

P
Piranjat 4 November 2026, 18:12 · 2 min lexim
Pjesmarrës në Big Brother? Vedati dhe Roela kanë mendime të

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Vedati, duket se nuk e ka përjashtuar mundësinë për t'u bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Madje, ai ka pranuar se e ka menduar disa herë këtë eksperiencë, ndërsa bashkëshortja e tij, Roela, ka një qëndrim krejt tjetër.

Gjatë një interviste çifti u pyet nëse do ta shihnin veten si pjesë të formatit shumë të komentuar televiziv.

Vedati nuk e fshehu dëshirën dhe vetëbesimin për një eksperiencë të tillë.

“Shpeshherë e mendoj dhe e kam menduar shumë herë. Është e bukur të jesh pjesë e Big Brother. Është gjëja më e bukur që mund t'i ndodhë Bigut, sepse i njoh kapacitetet e mia”, u shpreh ai.

Por kur vjen puna te Roela, përgjigjja është shumë më e prerë. Ajo nuk e sheh pjesëmarrjen në këtë format si një mundësi të përshtatshme për familjen e tyre në këtë periudhë të jetës, duke pasur parasysh edhe përgjegjësitë familjare.

Kështu, ndërsa Vedati duket i hapur ndaj një ftese të mundshme nga produksioni, Roela nuk shfaq të njëjtin entuziazëm për këtë ide.

Mbetet për t'u parë nëse dëshira e Vedatit për të hyrë në shtëpinë më të famshme do të konkretizohet ndonjëherë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.