Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë t... Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua të operohem nga një mjek që dua unë SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin, dënimi konvertohet në 3 vite shërbim prove Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës. Kërkon ndihmën e SHBA-ve Atentati në Fier, autorët dyshohet se u maskuan si policë dhe vëzhguan “Sel Çamin” me dron Socialistët përjashtojnë Elisa Spiropalin VIDEO/ Banorët e Lotajt në Shkodër detyrohen të hapin vetë rrugën e bllokuar Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Të rriten me 35% pagat për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve, si detyrim ndaj... Tronditet partia e Vuçiçit/ Nisin largimet nga SNS-ja, ikën këshilltari në Beograd: Nuk pajtohem me urdhrat... Arrestohet vëllai i ish-presidentit të Paraguait, dyshohet për pastrim parash në skandalin e Ueno Bank Tentuan të merrnin me forcë 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxha e nip VIDEO/ Grushta dhe kaos në Kampionatin Botëror të Xhuxhëve, policia futet në fushë për të ndalur sherrin me...
AKTUALITET

Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua të operohem nga një mjek që dua unë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të

P
Piranjat24 November 2026, 11:12 · 2 min lexim
Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të garantuar kryerjen e operacionit në këmbë në një spital dhe mjek të zgjedhur nga familja e tij.

Gjatë seancës gjyqësore, është lexuar deklarata e Veliajt, i cili ka shpjeguar se nuk mund të jetë fizikisht i pranishëm për shkak të dëmtimit të këmbës dhe nevojës për ndërhyrje kirurgjikale.

“Megjithë vullnetin tim për të marrë pjesë në seancë gjyqësore, e kam të pamundur për shkak të këmbës së thyer. Në vijim të shkresës suaj dhe të prokurorisë, mbrojtja ime do t’ju vërë në dispozicion disa shkresa shëndetësore”, thuhet në deklaratë.

Veliaj kundërshton mënyrën se si po trajtohet çështja e ndërhyrjes kirurgjikale, duke kërkuar që të mos u lihet personave të tjerë në dorë vendimmarrja për trajtimin dhe anestezinë.

“Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush do të vendosë për shëndetin tim. Nuk kërkoj as botox, as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët, por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime. Nuk duhet të vendosë askush kush më fut në narkozë. Ndaj kërkoj nga GJKKO të ndërhyjë dhe të marrë një vendim”, është shprehur Veliaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.