Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur autorët kalojnë me makinë para banesës Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë t... Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua të operohem nga një mjek që dua unë SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin, dënimi konvertohet në 3 vite shërbim prove Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës. Kërkon ndihmën e SHBA-ve Atentati në Fier, autorët dyshohet se u maskuan si policë dhe vëzhguan “Sel Çamin” me dron Socialistët përjashtojnë Elisa Spiropalin VIDEO/ Banorët e Lotajt në Shkodër detyrohen të hapin vetë rrugën e bllokuar Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Të rriten me 35% pagat për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve, si detyrim ndaj... Tronditet partia e Vuçiçit/ Nisin largimet nga SNS-ja, ikën këshilltari në Beograd: Nuk pajtohem me urdhrat... Arrestohet vëllai i ish-presidentit të Paraguait, dyshohet për pastrim parash në skandalin e Ueno Bank Tentuan të merrnin me forcë 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxha e nip
AKTUALITET

Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur autorët kalojnë me makinë para banesës

Ky është momenti kur autorët që ekzekutuan dje në fier Selami Hasanin dhe nipin e tij Jakup Hasanin, kalojnë para

P
Piranjat24 November 2026, 11:52 · 2 min lexim
Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur

Ky është momenti kur autorët që ekzekutuan dje në fier Selami Hasanin dhe nipin e tij Jakup Hasanin, kalojnë para derës së banesës së tij. Makina tip ‘Volvo’ në ngjyrë të bardhë, u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes, te rrethi i Ndërmenasit.

Siç u raportua autorët e atentatit kanë përdorur dy pistoleta me silenciator dhe dy persona kanë pasur rolin e qitësave, ndërsa njëri të shoferit.

Sel Çami dhe nipi i tij Jakup Selami kanë qenë në oborrin e banesës së tyre duke punuar tokën. Të paktën 10 gëzhoja kalibër 9 mm janë gjetur në vendngjarje. Jakup Selmani ka marrë tre plumba, ndërsa “Sel Çami” ka marrë të paktën pesë plumba.

Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe të kamufuluar me uniforma policie me qëllim që të futeshin me lehtësi në lagjen “1 maji” në Fier pa u vënë re me hije dyshimi, por ky informacion ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia.

Hyrja në mënyrë të tillë në lagjen “1 maji” në Fier mund të ketë ardhur pasi është një ndër lagjet më të monitoruara nga grupet kriminale për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale.

Në lagjen “1 maji” ka kamera sigurie dhe autorët kanë kryer çdo veprim pa lënë gjurmë dhe pa bërë zhurmë, duke përdorur edhe pistoleta me silenciator, të cilat u gjetën në automjetin e djegur “Volvo” të përdorur në krim.

Gjithashtu po hetohet edhe pista se autorët kanë mbajtur në survejim dhe monitorim Sul Çamin me dron.

Pra dyshimet janë të forta se viktimat mund të jetë vëzhguar më dron nga autorët dhe kanë pritur momentin që ka dalë nga banesa në oborr, pasi Sul Çami ruhej dhe qëndronte vetëm në bazën e tij në lagjen 1 maji.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.