Atentati në Fier, autorët dyshohet se u maskuan si policë dhe vëzhguan “Sel Çamin” me dron
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 60-vjeçarit Selami Hasani, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose “Seli

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 60-vjeçarit Selami Hasani, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose “Seli i Matit” dhe nipit tij, Jakup Hasani, i cili ndërroi jetë sot në spital.
Bëhet me dije se autorët e atentatit kanë përdorur dy pistoleta me silenciator dhe dy persona kanë pasur rolin e qitësave, ndërsa njëri të shoferit.
Sel Çami dhe nipi i tij Jakup Selami kanë qenë në oborrin e banesës së tyre duke punuar tokën. Të paktën 10 gëzhoja kalibër 9 mm janë gjetur në vendngjarje. Jakup Selmani ka marrë tre plumba, ndërsa “Sel Çami” ka marrë të paktën pesë plumba.
Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe të kamufuluar me uniforma policie me qëllim që të futeshin me lehtësi në lagjen “1 maji” në Fier pa u vënë re me hije dyshimi, por ky informacion ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia.
Hyrja në mënyrë të tillë në lagjen “1 maji” në Fier mund të ketë ardhur pasi është një ndër lagjet më të monitoruara nga grupet kriminale për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale.
Në lagjen “1 maji” ka kamera sigurie dhe autorët kanë kryer çdo veprim pa lënë gjurmë dhe pa bërë zhurmë, duke përdorur edhe pistoleta me silenciator, të cilat u gjetën në automjetin e djegur “Volvo” të përdorur në krim.
Gjithashtu po hetohet edhe pista se autorët kanë mbajtur në survejim dhe monitorim Sul Çamin me dron.
Pra dyshimet janë të forta se viktimat mund të jetë vëzhguar më dron nga autorët dhe kanë pritur momentin që ka dalë nga banesa në oborr, pasi Sul Çami ruhej dhe qëndronte vetëm në bazën e tij në lagjen 1 maji.
Lexo edhe
AKTUALITET
Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin për dy akuzat

VIDEO/ Banorët e Lotajt në Shkodër detyrohen të hapin vetë rrugën e bllokuar

Tentuan të merrnin me forcë 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxha e nip

Moti i keq, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri–Cernicë; bllokohet qarkullimi

Mjet i blinduar, armë dhe 3 efektivë si truproja; kush është Ilir Shyti që rikthen në vëmendje dosjen “Hakmarrja për Drejtësi”





