SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin, dënimi konvertohet në 3 vite shërbim prove
SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani, dënim i cili, nëse miratohet nga gjykata, të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Prokurorja Manjola Kajana kërkoi...

SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani, dënim i cili, nëse miratohet nga gjykata, të konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Prokurorja Manjola Kajana kërkoi që Dogjani të deklarohet fajtor për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Seanca gjyqësore u shty për më 9 dhjetor, datë kur, pas paraqitjes së konkluzioneve të mbrojtjes, gjyqtari Bib Ndreca pritet të shpallë vendimin.
Ish-deputeti Asllan Dogjani u kallëzua nga biznesmeni Ilirjan Çela lidhur me blerjen e një apartamenti me vlerë 134 mijë euro, në vitin 2006.
Sipas kallëzuesit, Dogjani e kishte blerë apartamentin duke paguar shumën përkatëse dhe jo duke e përfituar atë në këmbim të shërbimeve të konsulencës juridike që, sipas deklarimeve të ish-ligjvënësit, i kishte ofruar ndërtuesit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Atentati në Fier, autorët dyshohet se u maskuan si policë dhe vëzhguan “Sel Çamin” me dron

Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin për dy akuzat

VIDEO/ Banorët e Lotajt në Shkodër detyrohen të hapin vetë rrugën e bllokuar

Tentuan të merrnin me forcë 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxha e nip

Moti i keq, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri–Cernicë; bllokohet qarkullimi

Mjet i blinduar, armë dhe 3 efektivë si truproja; kush është Ilir Shyti që rikthen në vëmendje dosjen “Hakmarrja për Drejtësi”

Prrenjasi prej gati 20 orësh në errësirë, defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit

Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Peqin, shoqërohet shoferi! Këmbësori ende i paidentifikuar





