Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës. Kërkon ndihmën e SHBA-ve Atentati në Fier, autorët dyshohet se u maskuan si policë dhe vëzhguan “Sel Çamin” me dron Socialistët përjashtojnë Elisa Spiropalin VIDEO/ Banorët e Lotajt në Shkodër detyrohen të hapin vetë rrugën e bllokuar Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Të rriten me 35% pagat për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve, si detyrim ndaj... Tronditet partia e Vuçiçit/ Nisin largimet nga SNS-ja, ikën këshilltari në Beograd: Nuk pajtohem me urdhrat... Arrestohet vëllai i ish-presidentit të Paraguait, dyshohet për pastrim parash në skandalin e Ueno Bank Tentuan të merrnin me forcë 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxha e nip VIDEO/ Grushta dhe kaos në Kampionatin Botëror të Xhuxhëve, policia futet në fushë për të ndalur sherrin me... Moti i keq, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri–Cernicë; bllokohet qarkullimi Postimi në rrjetet sociale i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë... Mjet i blinduar, armë dhe 3 efektivë si truproja; kush është Ilir Shyti që rikthen në vëmendje dosjen “Hakm...
BOTA

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës. Kërkon ndihmën e SHBA-ve

P
Piranjat24 November 2026, 11:03 · 2 min lexim
Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja ndaj

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgatit një valë të re sulmesh ndaj Ukrainës, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e inteligjencës.

Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë që të mos i nënvlerësojnë këto paralajmërime. Zelensky theksoi se vendi ka nevojë urgjente për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, për të parandaluar goditjet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës kritike. Paralajmërimi vjen pas një serie sulmesh ruse, ku në Kiev u plagosën pesë persona, ndërsa në një rajon përreth kryeqytetit humbën jetën 11 të tjerë.

Kreu i shtetit ukrainas kërkoi gjithashtu që partnerët ndërkombëtarë të garantojnë furnizimin me sisteme kundër raketave balistike. Gjatë një takimi me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ai deklaroi se Ukraina e meriton anëtarësimin në Aleancë dhe mund të kontribuojë në forcimin e saj.

Ndërkohë, diskutimet për të ardhmen e Donbasit dhe mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO mbeten pjesë e negociatave për përfundimin e luftës.

 

Nga ana tjetër, Moska vazhdon të kundërshtojë anëtarësimin e Kievit në Aleancë, ndërsa tensionet dhe pasiguria për zhvillimet e ardhshme mbeten të larta.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.