Dy shqiptarë dënohen me nga 32 muaj burg në Britani, zbulohen mbi 900 bimë kanabisi në Swansea

Dy shtetas shqiptarë, Aleksandër Çela, 26 vjeç, dhe Denis Horeshka, 30 vjeç, janë dënuar me nga 32 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën në një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në qytetin e Swansea-s.
Gjatë një operacioni policor në një ndërtesë në zonën Strand, autoritetet zbuluan mbi 900 bimë kanabisi, të cilat ishin në fazën përfundimtare të kultivimit dhe gati për t’u korrur. Sipas policisë, dy shqiptarët u arrestuan më 8 maj, gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e ndërtesës me urdhër të autoriteteve.
Bastisja zbuloi një aktivitet të konsiderueshëm të kultivimit të lëndëve narkotike. Përveç më shumë se 900 bimëve të kanabisit, efektivët sekuestruan edhe pajisjet që përdoreshin për funksionimin e fabrikës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Protesta para Kryeministrisë/ Të rinjtë shkruajnë mesazhin në muret e godinës së qeverisë: 28 Nëntor, dorëheqje

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë, qytetarët kundërshtojnë efektivët: Lëreni çunin

Policia kordon në disa rrugë të Tiranës, pas marshimit protestuesit pozicionohen pranë Kryeministrisë

Vijon marshimi drejt Rrugës së Elbasanit: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore për të kufizuar lëvizjen e protestuesve

Shqiptari nga Italia rrëfen ngjarjen e paprecedentë: Më arrestuan se i thashë shefit të Policisë, "A nuk të vjen zor që rreh një vajzë"...

Aksident tragjik në Fier-Seman, makina përplas për vdekje 80-vjeçarin me biçikletë




