Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rusia “përjashton” Europën nga negociatat për Ukrainën, Medinsky: Pozicioni i saj është i paqartë, të mësoj... Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë Bisedimet për paqen në Ukrainë zgjasin më pak se dy orë, SHBA, Rusia dhe Kievi pa marrëveshje Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltio... Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite bur... Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie “Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje! ‘Hajdute, hyre në Kuvend me votat e krimit’, Sara Milen e presin me protestë para SPAK Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në "aksion" Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar, gjendet i pajetë në banesën e tij
BOTA

Dyshime për një operacion rus në Ukrainë, 23 ushtarë dyshohet se u helmuan përmes takimeve të kurdisura

Autoritetet ukrainase kanë nisur hetimet për një seri që u kanë marrë jetën 23 ushtarëve të vendit, ndërsa dyshimet e para lidhen me një operacion të organizuar nga shërbimet sekrete ruse

P
Piranjat11 November 2026, 13:56 · 2 min lexim
Dyshime për një operacion rus në Ukrainë, 23 ushtarë

Autoritetet ukrainase kanë nisur hetimet për një seri që u kanë marrë jetën 23 ushtarëve të vendit, ndërsa dyshimet e para lidhen me një operacion të organizuar nga shërbimet sekrete ruse. Sipas hetimeve, agjentët rusë dyshohet se kanë përdorur vajza të mitura për të joshur ushtarët ukrainas në takime private, ku më pas u janë dhënë substanca helmuese.

 Sipas medias ukrainase “Slidstvo.Info”, autoritetet po hetojnë gjithsej 21 raste të helmimit të ushtarëve. Ekzaminimet mjeko-ligjore kanë zbuluar se në të paktën 13 prej tyre është përdorur metadoni në doza vdekjeprurëse.

Hetuesit dyshojnë se operacioni është organizuar nga shërbimet ruse, të cilat rekrutonin vajza përmes rrjeteve sociale, aplikacioneve të komunikimit dhe faqeve të takimeve, duke i përdorur më pas për të afruar ushtarët ukrainas.

 Në këto raste janë përfshirë shtatë vajza të mitura, ku më e vogla prej tyre ishte vetëm 14 vjeçe.

Një nga rastet që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është pikërisht ai i 14-vjeçares. Sipas raportimit, vajzës i ishte kërkuar të përdorte grim për t’u dukur më e madhe në fotografi, të cilat më pas shërbyen për të krijuar kontakt me një ushtar ukrainas.

 Gjatë takimit privat, e mitura mbante komunikim me personin që dyshohet se drejtonte operacionin nga pala ruse, përmes një lidhjeje video.

Kur ushtari nisi të shfaqte shenja helmimi, vajza, në vend që të kërkonte ndihmë mjekësore, dyshohet se tentoi ta mbyste me një jastëk dhe një kabllo.

Hetimet paraprake vijojnë për të gjitha rastet, ndërsa autoritetet ukrainase po përpiqen të zbardhin plotësisht mënyrën e organizimit të këtyre helmimeve dhe personat që qëndrojnë pas tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.