Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas raportimeve për takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, si dhe pretendimeve se gjatë këtij takimi i kishte përcjellë një mesazh kërcënues në emër të kryeministrit Edi Rama.
Gogu konfirmon se është takuar me Veliajn të premten, por mohon kategorikisht pretendimet se i ka përcjellë ndonjë mesazh politik apo kërcënim nga ana e kryeministrit.
Ministri shpjegon se vizita është kryer në kuadër të përgjegjësive të tij institucionale, me qëllim njohjen nga afër me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe dëgjimin e ankesave të bëra publike nga avokati i tij.
Reagimi i plotë:
“Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat që janë publikuar sot lidhur me vizitën time në IEVP Fier.
Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si Ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij.
Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë.
Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni.
Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj ‘mesazhet’ që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar.
Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme.
Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore.”
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 November16:06
Bashkia peng i luftës Rama–Veliaj/ Si arritën dy miqtë e dikurshëm te shantazhi mafioz në qelitë e Fierit
Ultimatum me nota mafioze për Erion Veliajn në qelitë e paraburgimit në Fier drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, përme...
POLITIKE
2 November15:59
Plarent Ndreca: Toni Gogu takoi fshehurazi Veliajn në burgun e Fierit! E kërcënoi në emër të Ramës
Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Go...
POLITIKE
2 November15:34
Ministrja Adea Pirdeni humbet fillin e fjalimit para Ramës, ja çfarë i tha kryeministri
Një moment i sikletshëm për ministren e Administratës Publike, Adea Pirdeni u shënua këtë të hënë gjatë p...
POLITIKE
2 November14:56
Gaz Bardhi: Buxheti i shtetit po mbush xhepat e pushtetarëve, jo të shqiptarëve
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në “News24”, komentoi projektbuxhetin për 2027.
Gjatë intervistës, Bardhi t...
POLITIKE
2 November13:57
‘Presidenti, një ushtar i bindur i Ramës’, Këlliçi: Përfaqëson vetëm interesat kriminalo-korruptive të kryeministrit
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj kreut të shtetit, pas dekretimit nga ana e këtij të fundit të hartës ...
POLITIKE
2 November13:27
Përplasjet në Komisionin e Kulturës për protestat, Zhupa kërkon largimin e Ramës: Qeveri tranzitore!
Në Komisionin Parlamentar të Kulturës ditën e sotme zhvillimi i protestave studentore dhe dhuna fizike mes qytetarëve dhe forcave t&eum...
POLITIKE
2 November13:04
Zgjedhjet vendore 2027/ Maliqi: Opozita të nisë menjëherë mobilizimin në terren
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale të 9 majit 2027, duke k&e...
POLITIKE
2 November12:51
KQZ kërkon gjoba për 13 parti politike, ja sa duhet të paguajnë për shkeljet në zgjedhjet e 11 majit
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS...
POLITIKE
2 November12:35
“Bojkoti vazhdon”/ Studentët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë largimin e Ramës
Protesta studentore vijon me marshimin drejt
Ministrisë së Arsimit, ndërsa studentët kanë paralajmëruar se bojkoti i mësimit...
POLITIKE
2 November11:52
Paketa fiskale 2027, Tabaku: Qeveria i shton barrën biznesit të vogël
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha sot se masat e propozuara për Paketën Fiskale 2027 do të shtojnë presionin mbi bizne...