E rëndë në SHBA/ Oficeri i policisë qëllon 13-vjeçarin gjatë kontrollit të trafikut, i mituri përfundon në spital

Një 13-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një oficer policie gjatë një kontrolli rrugor në shtetin e Xhorxhias, SHBA. Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, më 22 nëntor, në parkingun e një qendre tregtare në Milledgeville. Sipas hetimeve paraprake, i mituri dyshohet se ishte përfshirë më herët në një grabitje të armatosur.
Ai ishte takuar me katër persona nga Macon për të blerë një armë, por gjatë takimit ata dyshohet se tentuan ta grabisnin. Gjatë përplasjes, 13-vjeçari hapi zjarr dhe plagosi njërin prej tyre. Pas ngjarjes, i mituri u largua me automjet, i cili u lokalizua më vonë nga policia në parkingun e qendrës tregtare.
Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, njëri prej tyre qëlloi ndaj 13-vjeçarit, duke e plagosur me një plumb. Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri. I mituri ishte i vetëdijshëm dhe komunikonte pas plagosjes. Ai u transportua në një spital në zonën e Macon, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Megjithatë, ende nuk është bërë e qartë se çfarë ndodhi konkretisht përpara se oficeri të qëllonte ndaj tij dhe nëse 13-vjeçari kishte tentuar të hapte zjarr ndaj policisë. Byroja e Hetimeve të Xhorxhias ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Ikën” Elisaveta Treska, Jeta Deda në krye të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”

Kanabisi i zbuluar në tunele/ Procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së në Shkodër

Tre muaj pritje në QSUT, pacientja mbetet pa rezonancë: Aparatura nuk punon!

"Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Holandë

KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali

Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së

Zbardhet atentati ndaj “Papagallit” në Greqi, shpallet në kërkim 48-vjeçari shqiptar nga Saranda

Rikthehet energjia në Përrenjas





