Eksperti zbulon emrin e prokurorit të SPAK më të kërcënuar nga krimi i organizuar në Shqipëri
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha emisionin Now në Euronews Albania se ndaj hetuesve të SPAK ka pasur vazhdimisht kërcënime për jetën.

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se ndaj hetuesve të SPAK ka pasur vazhdimisht kërcënime për jetën.
Karamuço u shpreh se prokurori më i kërcënuar nga krimi i organizuar sot në Shqipëri është Altin Dumani, për shkak të dosjeve të rëndësishme që është duke hetuar.
Për këtë arsyes sipas tij, është prokurori të cilit i janë vënë në dispozicion më shumë roje për mbrojtje për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve të tij.
“Janë një trupë që përballet çdo ditë me kërcënime, mbani mend kemi pasur deri përplasje duke nxjerrë armët e zjarrit siç ka ndodhur në Fier por edhe raste të tjera që nuk janë bërë publike edhe në Tiranë edhe në Durrës.
Prokurori sot më i kërcënuar nga ana e krimit të organizuar sot në Shqipëri është Altin Dumani për shkak të çështjeve që ka dhe numrit të madh të rojeve që i janë vënë në dispozicion. Është parë e udhës të jetë i mbrojtur për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që i janë bërë për vete dhe familjes. Ka një strukturë të posaçme që vlerëson riskun dhe nga ajo është konstatuar që duhet të ketë masa konkrete sidomos ndaj këtij prokurori”, tha Karamuço.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri

Shoferit iu hoqën akuzat për aksidentin tragjik, babai i 11-vjeçarit kërkon rishikim të ligjit: Ma ka lënë fëmijën me gj*k në mes të rrug...

“Albania Files” e Ramës në SPAK/ Hoxha: Nën hetim disa projekte

“Bleva këpucët ushtarake në Temu”/ Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet denoncimit të ushtares

Makina përplas këmbësorin në hyrje të Terminalit të Sarandës, 31-vjeçari përfundon në spital

Vaji i derdhur në aksin Qukës-Përrenjas kthehet në rrezik për qyetarët

Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Spanjë, mister shkaqet




