Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit
AKTUALITET

Shoferit iu hoqën akuzat për aksidentin tragjik, babai i 11-vjeçarit kërkon rishikim të ligjit: Ma ka lënë fëmijën me gj*k në mes të rrugës

P
Piranjat10 November 2026, 21:24 · 2 min lexim
Shoferit iu hoqën akuzat për aksidentin tragjik, babai i

I zhgënjyer nga heqja e dy prej akuzave që rëndonin mbi shoferin Nikollë Radaçi, i cili më 3 maj të 2026 i përplasi djalin e tij 11 vjeç, babai i të miturit, pas mbylljes së seancës së sotme gjyqësore ka folur për mediat duke bërë thirrje për rishikim të ligjit, ndërsa kërkon drejtësi për plagosjen e të birit.

“Ne nga shteti kërkojmë vetëm drejtësi dhe të shikohet ligji siç është për t’u parë. Nuk u njohëm fare me akuzën sepse ai kishte përfituar nga amnistia. Ne kërkojmë që të rishikohet ligji, amnistia që ka falur largimin nga vendngjarja të autorit, se ai djalin tim pas aksidentit e ka lënë në mes të rrugës dhe ka ikur.”, thotë babai i të miturit.

Ndonëse Radaçi përfitoi nga ligji i miratuar në qershorin të këtij viti, qytetari në fjalë shprehet me bindje të plotë se do ta çojë këtë çështje derisa drejtësia të vendoset në vend, ndërsa thotë se nuk do e falë gjakun e fëmijës së tij.

“Unë do e vazhdoj betejën në gjyqe deri në fund sa të kem mundësi, sepse është gjaku i fëmijës tim ai.”, shtoi më tej ai.

Ashtu siç pritej, sot janë shuar dy nga akuzat që rëndonin nga Radaçit, duke lehtësuar kështu akuzat e ngritura ndaj tij, që mund të sjellë një lehtësim dhe në masën e sigurisë.

Për rrjedhojë, nga sot e në vijim Radaçi akuzohet vetëm për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”, pasi dy nga akuzat që rëndonin fillimisht ndaj tij, u shuan në bazë të amnistisë së miratuar pak kohë më parë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.