Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sa i kushton ekonomisë shqiptare një ditë grevë? Në Europë, humbjet arrijnë deri në 2.5 miliardë euro Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice
BOTA

Elektrifikimi, në qendër të konferencës së OKB-së për klimën, Guterres: Ka ardhur koha të hiqet dorë nga lëndët djegëse fosile

Në konferencën e OKB-së për klimën (COP31) që po mbahet në Turqi pritet të mbërrijnë dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish për një samit dyditor. Kancelari gjerman Friedrich Merz nuk do të marrë pjesë në “Leader’s Summit” në Antalia, pasi e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve të tjera. Takimi do të hapet me fjalime […]

P
Piranjat11 November 2026, 08:09 · 8 min lexim
Elektrifikimi, në qendër të konferencës së OKB-së

Në konferencën e OKB-së për klimën (COP31) që po mbahet në Turqi pritet të mbërrijnë dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish për një samit dyditor. Kancelari gjerman Friedrich Merz nuk do të marrë pjesë në “Leader’s Summit” në Antalia, pasi e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve të tjera.

Takimi do të hapet me fjalime të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Në listën e folësve janë gjithashtu 77 krerë shtetesh dhe qeverish, të cilët do t’i drejtohen seancës plenare për maksimumi tre minuta secili. Mes tyre janë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva. Përveç senacës plenare janë planifikuar edhe workshope tematike, si dhe hapësira për bisedime dypalëshe.

Guterres, i cili merr pjesë për herë të fundit në një konferencë për klimën në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, kërkoi në prag të samitit që të mos bllokohet më heqja dorë nga qymyri, nafta dhe gazi në mbarë botën. Sipas tij ka ardhur koha që heqja dorë nga lëndët djegëse fosile të mos trajtohet më si tabu apo si një problem i pazgjidhshëm.

 

Tema e elektrifikimit
Një nismë e vendit mikpritës të samitit, Turqisë, nuk figuron fare në agjendën zyrtare. Megjithatë duket se tema e elektrifikimit është në qendër të vëmendjes së konferencës së sivjetme për klimën.

Sipas ministrit turk të Mjedisit, Murat Kurum, ky samit në Antalia mund të ketë në rastin më të mirë një efekt vërtet transformues. Në një takim të OKB-së në Bon, ai njoftoi: “Ne duam ta përshpejtojmë tranzicionin energjetik duke rritur shkallën globale të elektrifikimit në 35 për qind.”

Live TV
Politikë
Elektrifikimi në qendër të vëmendjes së Konferencës së Klimës
3 minuta më parë3 minuta më parë
Tema e elektrifikimit është në qendër të vëmendjes së konferencës së sivjetme të OKB-së për klimën. Guterres tha se ka ardhur koha që heqja dorë nga lëndët djegëse fosile të mos trajtohet më si problem i pazgjidhshëm.

https://p.dw.com/p/5PJAY
DW preferuar në Google
Pamje nga Konferenca e OKB-së për Klimën COP31 2026 | Ministri turk i Mjedisit Murat Kurum me ish-presidentët e konferencave COP në Antalia
Ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum, në hapjen e COP31 në AntaliaFotografi: Murad Sezer/REUTERS
Reklamë

Në konferencën e OKB-së për klimën (COP31) që po mbahet në Turqi pritet të mbërrijnë dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish për një samit dyditor. Kancelari gjerman Friedrich Merz nuk do të marrë pjesë në “Leader’s Summit” në Antalia, pasi e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve të tjera.

Takimi do të hapet me fjalime të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Në listën e folësve janë gjithashtu 77 krerë shtetesh dhe qeverish, të cilët do t’i drejtohen seancës plenare për maksimumi tre minuta secili. Mes tyre janë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva. Përveç senacës plenare janë planifikuar edhe workshope tematike, si dhe hapësira për bisedime dypalëshe.

Antonio Guterres Antonio Guterres
Antonio Guterres: Ka ardhur koha që heqja dorë nga lëndët djegëse fosile të mos trajtohet më si tabu apo si një problem i pazgjidhshëm.Fotografi: Andrea Renault/AFP/Getty Images
Guterres, i cili merr pjesë për herë të fundit në një konferencë për klimën në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, kërkoi në prag të samitit që të mos bllokohet më heqja dorë nga qymyri, nafta dhe gazi në mbarë botën. Sipas tij ka ardhur koha që heqja dorë nga lëndët djegëse fosile të mos trajtohet më si tabu apo si një problem i pazgjidhshëm.

Tema e elektrifikimit
Një nismë e vendit mikpritës të samitit, Turqisë, nuk figuron fare në agjendën zyrtare. Megjithatë duket se tema e elektrifikimit është në qendër të vëmendjes së konferencës së sivjetme për klimën.

Sipas ministrit turk të Mjedisit, Murat Kurum, ky samit në Antalia mund të ketë në rastin më të mirë një efekt vërtet transformues. Në një takim të OKB-së në Bon, ai njoftoi: “Ne duam ta përshpejtojmë tranzicionin energjetik duke rritur shkallën globale të elektrifikimit në 35 për qind.”

Tren elektrikTren elektrik
Tema e elektrifikimit është në qendër të vëmendjes së konferencës së sivjetme për klimën.Fotografi: Klaus-Dietmar Gabbert/dpa/picture alliance
Sipas objektivit të presidencës së konferencës, deri në vitin 2035 pjesa e energjisë elektrike në konsumin përfundimtar mbarëbotëror të energjisë duhet të arrijë në 35 për qind. Aktualisht sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kjo shifër është 23 për qind.

Kështu në qendër të vëmendjes po vihet një ide që prej kohësh diskutohet nga organizatat joqeveritare si një lloj narrative pozitive për mbrojtjen e klimës. Ajo thekson veçanërisht mundësitë që ofron elektrifikimi: shumë procese që sot funksionojnë me qymyr, naftëdhe gaz, duke shkaktuar emetime të dëmshme të gazeve serrë, në të ardhmen duhet të funksionojnë me energji elektrike.

Presidencë e dyfishtë e konferencës nga Turqia dhe Australia
Nëse kjo nismë do të rezultojë e suksesshme, kjo do të varet në fund të fundit nga aftësitë diplomatike të presidencës së konferencës, e cila këtë herë përbëhet nga një tandem mes Turqisë dhe Australisë. Të dyja shtetet kanë caktuar që më herët ministre dhe ministra përgjegjës për tema të veçanta të negociatave.

Për Gjermaninë në negociata merr pjesë ministri federal i Mjedisit Carsten Schneider. Po ashtu në to janë përfshirë ministrja franceze e Klimës Monique Barbut dhe ministre e ministra të tjerë nga vendet evropiane. Kjo përbën një bazë të mirë që samiti i sivjetshëm i klimës të arrijë rezultate konkrete në fushën e elektrifikimit dhe që iniciativa të marrë vrull./DW

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.