Zelensky sfidon Putinin për një takim në Antarktidë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka sfiduar homologun rus Vladimir Putin për t'u takuar në Antarktidë, në kuadër të një samiti që mund të shërbejë si pikë kthese për arritjen e paqes, pas nëntë muajsh ngërçi në negociata.
Kjo deklaratë vjen mes shqetësimeve se Rusia po përpiqet të pengojë bisedimet e rëndësishme që po zhvillohen në Abu Dhabi, ndërsa një zyrtar i Kremlinit ka kërcënuar me një luftë të hapur kundër Perëndimit.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, i cili është pjesë e ekipit negociator të Moskës, paralajmëroi se një konflikt i tillë do të ishte “ndryshe dhe shumë i shkurtër”.
Ndërkohë, ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Andriy Melnyk, paralajmëroi se nuk mund të ketë përparim derisa të takohen Putin dhe Zelensky. Por tirani rus ka refuzuar të ulet së bashku nëse bisedimet nuk mbahen në Moskë, ku siguria e Zelensky-t nuk mund të garantohet. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
VIDEO tronditëse/ Ushtari ekzekuton me armë shokun e tij të plagosur

Ukraina i kërkon SHBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë

Tre fuqitë e mëdha në një tryezë? Rubio: Trump mbështet mbajtjen e një samiti me Putin dhe Xi

Kaos në spitalet e Belgjikës, ja çfarë dyshohet

Si po përgatitet bota për një skenar apokaliptik! Nga Parisi në Londër, ja udhëzuesit e emergjencës

VIDEO- Sherri për lekët/ Pr*stituta vret babanë e futbollistit të njohur. Reagon edhe Neymar

VIDEO/ Avioni përplaset me një makinë, dy të moshuar plagosen rëndë




