Kaos në spitalet e Belgjikës, ja çfarë dyshohet
10 nëntor 2026- Disa spitale në Belgjikë janë përballur ditën e sotme me probleme në rrjetet e tyre informatike, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve shëndetësore dhe shtyrjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara. Shkaku i incidentit mbetet ende i paqartë, ndërsa autoritetet nuk kanë përcaktuar nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për një sulm […]

Disa spitale në Belgjikë janë përballur ditën e sotme me probleme në rrjetet e tyre informatike, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve shëndetësore dhe shtyrjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara.
Shkaku i incidentit mbetet ende i paqartë, ndërsa autoritetet nuk kanë përcaktuar nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për një sulm kibernetik. Sipas transmetuesit publik VRT, problemet e para u konstatuan në sistemet informatike dhe të telefonisë së spitalit UZ Brussel.
Për shkak të ndërprerjes, ky spital vendosi të pezullojë deri në një njoftim të dytë operacionet dhe procedurat mjekësore të planifikuara, ndërsa anuloi të gjitha vizitat ambulatore dhe trajtimet. Edhe autoambulancat u orientuan drejt institucioneve të tjera shëndetësore.
Nga ana e tij, UZ Brussel bëri me dije se specialistët e IT-së po punojnë për të identifikuar burimin e problemit, duke siguruar se pacientët që ndodhen të shtruar në pavijone nuk janë në rrezik dhe se kujdesi ndaj tyre vijon të garantohet.
Probleme të ngjashme u raportuan edhe në spitalin Sint-Andries, në qytetin Tielt të provincës së Flandrës Perëndimore.
Ndërkohë, spitali AZ Monica në Antverpë çaktivizoi përkohësisht sistemin elektronik të të dhënave të pacientëve, si masë parandaluese, por vijoi aktivitetin normal, duke mbajtur në program vizitat dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Në spitalin Heilig Hart, në Lier, vizitat u ricaktuan, raportoi agjencia belge e lajmeve Belga.
Sipas raportimeve paraprake, problemi mund të jetë përhapur përmes një sistemi elektronik të administrimit të të dhënave të pacientëve, i zhvilluar nga UZ Brussel dhe që përdoret edhe nga disa spitale të tjera në vend.
Shkaku i ndërprerjes dhe ndikimi i plotë i saj në funksionimin e institucioneve shëndetësore mbeten ende nën hetim.
Lexo edhe
BOTA
Si po përgatitet bota për një skenar apokaliptik! Nga Parisi në Londër, ja udhëzuesit e emergjencës

VIDEO- Sherri për lekët/ Pr*stituta vret babanë e futbollistit të njohur. Reagon edhe Neymar

VIDEO/ Avioni përplaset me një makinë, dy të moshuar plagosen rëndë

VIDEO/ Kaos në seancën e parë të Parlamentit të ri në Izrael

Oficeri i lartë amerikan arrestohet në Britani për spiunazh




