Mblidhen 107 mijë firma për referendumin për shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe Investimeve Strategjike
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka depozituar këtë të premte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi 107 mijë

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka njoftuar dorëzimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të 107 mijë firmave të mbledhura për kërkesën për referendum.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lapaj bëri të ditur se firmat janë dorëzuar për të kërkuar shfuqizimin e ligjit “Për paketën e maleve” dhe atij për “Investimet strategjike”.
“U bë! 107 000 vullnete për Referendumin!”, shkruan Lapaj, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe mbështetjen e dhënë në këtë nismë.
Tashmë pritet që KQZ të shqyrtojë dokumentacionin e dorëzuar dhe të vijojë me procedurat përkatëse për kërkesën për referendum.
Lexo edhe
POLITIKE
302 milionë dollarë kredi për HIMARS, Dogjani: Si topat e Mato Grudës! Korrupsioni në mes, s’do të përdoren kurrë

Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe Marta Kos konferencë të përbashkët për shtyp

Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE

Reagojnë studentët: Nuk kemi krijuar parti politike, të rinjtë që njoftuan nuk kanë lidhje me ne
Boçi: Ambasadori amerikan i dha mesazh SPAK-ut, ndiqni paratë dhe veproni kundër korrupsionit

Spiropali: Nëse Edi Rama vazhdon në këtë rrugë do na fshijë historia





