Sherr për një vend parkimi në Vlorë, nxirret thika në mes të qytetit para dhjetëra qytetarëve
Një konflikt banal për një vend parkimi është kthyer në një situatë të tensionuar, ku një person ka nxjerrë thikën në mes të rrugës, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët. Ngjarja është regjistruar pranë një shkolle dhe në një hapësirë ku lëviznin dhjetëra persona, kryesisht qytetarë që po kryenin pazaret. Debati mes palëve

Një konflikt banal për një vend parkimi është kthyer në një situatë të tensionuar, ku një person ka nxjerrë thikën në mes të rrugës, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët.
Ngjarja është regjistruar pranë një shkolle dhe në një hapësirë ku lëviznin dhjetëra persona, kryesisht qytetarë që po kryenin pazaret. Debati mes palëve për një vend parkimi ka agravuar, duke kaluar në kërcënime me mjet prerës.
Disa qytetarë kanë ndërhyrë për të ndarë personat e përfshirë në konflikt, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën, pa marrë parasysh praninë e njerëzve përreth.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.
Lexo edhe
AKTUALITET
Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

Protestuan kundër qeverisë, policia gjobit 37 qytetarë

Deputetja socialiste Sara Mila në SPAK

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë

Mos harroni çadrat! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës, përfundojnë në spital

Sot protestë kombëtare, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Shërbim me procedurë të përshpejtuar në Kadastër, si aplikohet dhe tarifat shtesë





