EMRI/ Kush është shqiptari që shkaktoi vdekjen e policit italian gjatë arratisë

Vdekja e efektivit të Policisë Bashkiake të Milanos, Francesco Imprezzabile, gjatë një ndjekjeje policore, është shkaktuar edhe nga “arratisja e shoferit, i cili ka lëvizur edhe në sens të kundërt të qarkullimit”, të drejtuar nga Genti Berisha.
Ekspertiza teknike: Lidhja shkakësore mes arratisjes dhe aksidentit
Kjo thuhet në një ekspertizë teknike të përfshirë në dosjen hetimore ndaj 26-vjeçarit shqiptar, i arrestuar më 23 qershor për vdekjen, një ditë më parë, të Francesco Imprezzabile, 39-vjeçarit të Policisë Bashkiake të Milanos, i cili humbi jetën pasi u rrëzua nga motori gjatë ndjekjes së të riut.
Ngjarja ndodhi pasi 26-vjeçari, i cili drejtonte një automjet tip SUV me qira, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Gjatë arratisjes, duke lëvizur edhe “në sens të kundërt në një rrethrrotullim”, ai krijoi “një situatë rreziku në rritje progresive”. Për pasojë, “humbja e kontrollit të motorit dhe ngjarja fatale që pasoi” konsiderohen si rezultat i drejtpërdrejtë i këtij rreziku.
Shpejtësi ekstreme dhe mënyra të rrezikshme drejtimi
Raporti është hartuar nga inxhinieri Mario Scipione, i caktuar si ekspert nga avokatët e familjes Imprezzabile, Gabriele dhe Salvatore Vitiello.
Sipas ekspertizës, gjatë ndjekjes efektivi u detyrua të rriste shpejtësinë nga rreth 66 km/orë në vlera që i afroheshin 150 km/orë.
Ky “rritje e shpejtësisë” duhet të vlerësohet edhe në raport me nevojën operative të efektivit për të mbajtur kontaktin me automjetin që po ndiqte.
Eksperti thekson se lëvizja e SUV-it në sens të kundërt të qarkullimit tregon se arratisja nuk konsistonte thjesht në refuzimin për të ndaluar, por vijonte përmes manovrave objektivisht të rrezikshme.
Imprezzabile humbi kontrollin e motorit pasi frenoi në një kthesë, të cilën e kishte marrë me shpejtësi të lartë.
Hipoteza e Prokurorisë
Sipas ekspertit, ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë shkakësore mes arratisjes së automjetit SUV dhe vdekjes së efektivit Imprezzabile.
Ai thekson se rrëzimi i policit nuk mund të konsiderohet si një ngjarje krejtësisht e pavarur nga arratisja.
Veprimet e efektivit ishin pjesë e detyrës së tij zyrtare dhe synonin ndalimin e një automjeti që po largohej në mënyrë të rrezikshme.
Kjo përputhet edhe me hipotezën e Prokurorisë. 26-vjeçari shqiptar, i cili synon të arrijë një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe uljen e dënimit, akuzohet për “shkaktimin e vdekjes si pasojë e një vepre tjetër penale”, konkretisht arratisjes së rrezikshme. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Makina e policisë përfshihet në aksident në aksin Levan-Tepelenë, detajet e para

Si arritën të hynin për të vjedhur në rezidencën mbretërore dy “skifterët” shqiptarë

Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit

“Më theu hundën dhe më kërcënonte me vdekje”, rrëfimi tronditës i ish-bashkëshortes së dajës së Zegjine Çaushi

Pacienti vdiq pasi spitali Durrës e la në rrugë/ Detaje tronditëse nga vdekja e Artan Andonit





