Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
AKTUALITET

“Më theu hundën dhe më kërcënonte me vdekje”, rrëfimi tronditës i ish-bashkëshortes së dajës së Zegjine Çaushi

Ish-bashkëshortja e Bledar Bakajt, Elojna Shpataraku, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar gjithë dhunën që ish-burri ka ushtruar ndaj saj

P
Piranjat25 November 2026, 18:37 · 5 min lexim
“Më theu hundën dhe më kërcënonte me

Ish-bashkëshortja e Bledar Bakajt, Elojna Shpataraku, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar gjithë dhunën që ish-burri ka ushtruar ndaj saj.

39-vjeçarja ka rrëfyer se është njohur me Bledarin përmes vajzës së hallës së saj. Pas 6 muajsh martesë dhe kur ishte shtatzënë, sipas saj, kanë nisur edhe episodet e para të dhunës.

“Me Bledar Bakajn jam njohur përmes vajzës së hallës sime. Jam lidhur me mblesëri, jemi martuar. Kemi jetuar pak kohë, mos gaboj pas 6 muajsh, kam qenë dhe shtatzënë kur kanë filluar episodet e dhunës. As nuk punonte e asgjë dhe shkak i dhunës ishte kjo. Kishte dhe nënën 75 vjeçe. Për shkak të ekonomisë vinin debatet. Më ka dhunuar kur ka patur një debat me nënën për lekë. Nënën e tij e ka ngrënë në dhëmbë në faqe, pastaj unë isha në këmbë se më vinte keq. Edhe asaj i vinte keq për mua dhe më mbronte. Hyra në kuzhinë dhe më dhunoi. Më gjuajti me shqelma, me grushte në fytyrë”, tregoi Eljona.

Ajo shtoi se e ka denoncuar vetëm një herë dhe policia e Roskovecit i ka thënë që t’a falë për hatër të djalit të tyre.

“E kam denoncuar vetëm një herë. Bisedoi me të vëllain për punë fshati. Do ndihmonin njëri-tjetrin për të shkundur ullinjtë, ai i thoshte jo. E pastaj më thoshte mua të dëboja vëllain e tij nga shtëpia, kush isha unë të dëboja vëllain e tij nga shtëpia. Po të ishte i zoti ta largonte ai të vëllain nga shtëpia, jo unë. Kur shkuan për të shkundur ullinjtë, ai më mbërtheu mua në shtëpi, me shqelma, me sëpatë, ku të kapte sëpata, në shpatull, në kurriz, në këmbë. Kam shpëtuar, kam dalë jashtë. Kur dola në mes të ullinjve të mëdhenj kam thirrur vetëm një herë vëllain e tij, Kujtimin. Ai më respektonte, më tha ça ke. I tregova. Më tha ‘fute brenda’. Mori telefonin e tij, se mua nuk më linte telefon. Mora babain dhe i thashë ‘nuk mundem dot më’ dhe ai më tha që t’a denoncoja. Mora 139, kanë ardhur dhe e morën në Roskovec. Më ka rrahur pa shkak, nuk e di as vetë se pse më dhunoi. Aty pastaj erdhën edhe njerëzit e mi. Nuk e di ça folën. Isha shumë e ngarkuar psikologjikisht. Janë mbledhur të gjithë bashkë pastaj, pinë kafe me zotërinë, e gjithë policia. Më thanë që t’a falja për hatër të djalit, më tha policia e Roskovecit. Ai i bëri këto gjëra dhe mua më ngarkoi me faje. Por prapë e lashë situatën që edhe djali ti kuptonte gjërat më mirë. Djali ishte 9 vjeç. Ai ka qenë në çdo rast kur burri më ka dhunuar. Më ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht në prani të djalit, i ka bërë të gjitha. Djali ishte i vogël dhe me mua do rrinte.

Më ka ngelur një shenjë në këmbë që më ka gjuajtur me gurë. Vetëm një herë që jam larguar se më tha ‘o do të pres kokën, o do të nis pa rroba në trup te babai’. Më ka kaluar thika këtu vetëm se jam prapsur pak se donte të më ndrydhte dorën. Më kapi maja e thikës. Se di as vetë se si nuk më kapi thika. Hundën ma ka thyer më përpara. Më ka kyçur në dhomën e gjumit tre ditë. Se di në ça gjendje kam qenë, kur jam përmendur, e gjeta aty se ai rrinte aty se e dinte se do ikja. Kur po ikte të shkundte arra, mora djalin dhe ika te njerëzit e mi. I thashë babit që të mos më detyronte të kthehesha më tek ai. Hoqa bluzën dhe i tregova shenjat. I thashë se ti po fle rehat, por vajza jote jo”, rrëfeu 39-vjeçarja.

Kujtojmë se Bledar Bakaj është daja i deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, i cili është dënuar me “arrest me burg” pasi ka plagosur rëndë me dashje 67-vjeçarin Enver Grëmi. Ky i fundit është babai i ish-partneres së Bledarit.

52-vjeçari akuzohet gjithashtu nga ish-partnerja e tij se e ka dhunuar dhe përdhunuar./tch

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.