Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar
AKTUALITET

Pacienti vdiq pasi spitali Durrës e la në rrugë/ Detaje tronditëse nga vdekja e Artan Andonit

52-vjeçarit Artan Andoni i cili ndërroi jetë I braktisur, u la në mes të rrugës nga Ambulanca e Spitalit të Durrësit. Ndryshe nga Ministria e Shëndetësisë që mohoi braktisjen e pacientit,...

P
Piranjat25 November 2026, 18:19 · 3 min lexim
Pacienti vdiq pasi spitali Durrës e la në rrugë/ Detaje

Lënia në rrugë dhe pa shërbim shëndetësor, kanë sjellë për pasojë vdekjen e 52-vjeçarit nga qyteti i Durrësit. Bëhet fjalë për rastin e Artan Andonit, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë, pasi institucionet shëndetësore të qytetit bregdetar i mohuan shërbimin shëndetësor. Në atë kohë, Spitali i Durrësit përgënjeshtroi lajmin se 52-vjeçarit i ishte mohuar shërbimi mjekësor, por tashmë është një institucion zyrtar që ngre akuzat e rënda ndaj spitalit. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me anë të një raporti të detajuar, ka konstatuar shkelje të rënda ndaj spitalit të Durrësit, duke u shprehur se Artan Andoni është diskriminuar duke mos iu ofruar shërbimi i duhur shëndetësor e njëkohësisht një strehë pas daljes nga spitali.

Një pacient u la në një hapësirë publike pas daljes nga Spitali Rajonal Durrës, pa iu siguruar një vend i sigurt ku të qëndronte dhe pa iu garantuar vijimësia e kujdesit. Hetimi, i nisur nga KMD pas raportimeve në media, konstatoi gjithashtu se gjatë komunikimeve publike të spitalit u zbuluan të dhëna konfidenciale për shëndetin e pacientit. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi diskriminim në formë të rëndë, të shumëfishtë dhe ndërsektoriale nga Spitali Rajonal Durrës. KMD konstatoi diskriminim edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në aksesin në shërbimet e kujdesit shoqëror. Mungesa e shërbimeve të përshtatshme e la pacientin pa një mundësi strehimi pas daljes nga spitali.

Artan Andoni ndërroi jetë në 31 gusht të këtij viti, teksa u nxor nga spitali dhe u transportuar me një autoambulancë në portin e Durrësit. ai u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore nga peshkatarët, të cilët njoftuan ambulancën , që më pas e riktheu në spital, por 52-vjeçari nuk arriti të jetojë. Spitali i Durrësit tentoi të mohonte të vërtetën, madje duke nxjerr të dhëna konfidenciale për sëmundjete 52-vjeçarit me pretendimin se atij i ishte ofruar shërbimi shëndetësor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.