"Babi, mos më qëllo"/ 34-vjeçari vret gruan dhe tre më të dashurit e tij
"Babi, mos më qëllo" - Tragjedi në Florida, 34-vjeçari vret gruan dhe tre fëmijët e mitur, më pas vret veten - Sinjali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Plant City në Florida të SHBA-së, ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre të mitur, përpara se t’i jepte fund jetës.
Tragjedia ndodhi të enjten pasdite në shtëpinë ku familja jetonte prej rreth një viti. Sipas autoriteteve, policia u njoftua përmes një telefonate të hapur në numrin emergjent 911, pak para orës 15:30.
Kur mbërritën në vendngjarje, rreth 10 minuta më vonë, zyrtarët gjetën të vdekur 34-vjeçaren Raquel, tre fëmijët e çiftit, të moshës 5, 3 dhe 1 vjeç, si dhe bashkëshortin e saj, Isaac Luechtefeld, 34 vjeç, i cili punonte si mekanik.
Sherifi Chad Chronister e cilësoi rastin si një tragjedi të rëndë, ndërsa bëri të ditur se familja nuk kishte pasur histori të mëparshme kriminale dhe se policia nuk ishte thirrur asnjëherë në atë adresë.
Familjarët thanë se nuk kishin vërejtur shenja që mund të paralajmëronin për ngjarjen. Motra e Raquel tregoi se çifti kishte dalë në një darkë romantike të hënën dhe se, sipas saj, gjithçka dukej normale. Edhe nëna e Isaac u shpreh se lajmi ishte tronditës dhe se nuk kishte parë asnjë shenjë që mund të paralajmëronte një tragjedi të tillë.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes.
Lexo edhe
BOTA
Tronditje për Pedro Sánchez! Kundërshtari konservator shihet si fitues përballë kryeministrit spanjoll pas debatit televiziv

Moska akuzon BE-në: Po i bën presion Serbisë që t'u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Në Evropë, “paketa mbijetese” për 72 orë, në SHBA plani “Fortress America”/ Pentagoni përgatitet për 90 ditë black-out

VIDEO/ Momenti kur i riu transporton në valixhe trupin e 24-vjeçares

Akuzohet se grushtoi këshilltaren e opozitës, kryebashkiaku i Beogradit rrezikon 3 vite burg

Trump reagon pasi dy raketa dhe një dron ranë në Poloni

"Bie" Brexit, Britania afrohet sërish me Bashkimin Europian

Trump flet pas vizitës në Kinë: Duam ta mbyllim kapitullin me Iranin, por në mënyrën tonë





