Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
BOTA

Mediat boshnjake: Radoiçiçi mund të jetë i fshehur në Bosnje

Mediat boshnjake bëjnë me dije se disidenti politik serb, Boban Bogdanoviq, ka pretenduar se Milan Radoiçiqi, organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Kosovës, ndodhet në territorin e Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë

P
Piranjat20 November 2026, 23:46 · 1 min lexim
Mediat boshnjake: Radoiçiçi mund të jetë i fshehur

Mediat boshnjake bëjnë me dije se disidenti politik serb, Boban Bogdanoviq, ka pretenduar se Milan Radoiçiqi, organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Kosovës, ndodhet në territorin e Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Në një deklaratë për gazetën Slobodna Bosna, Bogdanoviqi ka kërkuar nga drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës (OSA), Almir Gjuvo, të sqarojë nëse institucionet kanë informacione për vendndodhjen dhe lëvizjet e Radoiçiqit.

Pretendimi vjen në një kohë kur autoritetet boshnjake u kanë ndaluar hyrjen në vend Radoiçiqit dhe disa personave të tjerë nga Serbia, përfshirë vëllezërit Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, të cilët konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare./Telegrafi 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.