Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
BOTA

GTA 6 boshatis shkollat dhe shqetëson punëdhënësit në Britani, 35 mijë nxënës munguan në mësim

P
Piranjat22 November 2026, 00:00 · 2 min lexim
GTA 6 boshatis shkollat dhe shqetëson punëdhënësit në

Lançimi i shumëpritur i videolojës GTA 6 duket se ka ndikuar edhe në frekuentimin e shkollave në Britani. Rreth 35 mijë nxënës të shkollave të mesme raportohet se kanë munguar në mësim të enjten, më 19 nëntor, në ditën e lançimit të lojës.

Sipas të dhënave të mbledhura nga 1,415 shkolla të mesme, që përfshijnë më shumë se 1.3 milionë nxënës, frekuentimi ra në 88.8%, nga mesatarja prej 91.3% e ditëve të mëparshme të javës.

Mungesat ishin veçanërisht të dukshme te djemtë e vitit të fundit të shkollës së mesme. Për këtë grup, norma e mungesave u rrit nga 8.9% në 13.8%.

Por duket se GTA 6 nuk ka joshur vetëm nxënësit. Edhe në vendet e punës është vënë re një ndryshim. Kompania britanike BrightHR, e cila ofron shërbime të menaxhimit të burimeve njerëzore, raportoi një rritje prej 56% të mungesave për arsye shëndetësore te punonjësit që monitoron, krahasuar me të enjten e javës paraardhëse.

Megjithatë, shifrat nuk provojnë se të gjithë këta persona kanë munguar për të luajtur GTA 6. Përkimi i datës së lançimit me rënien e frekuentimit ka nxitur gjithsesi reagime dhe humor në rrjetet sociale.

Pas 13 vitesh pritjeje, rikthimi i një prej videolojërave më të famshme në botë duket se ka shkaktuar një efekt që ka kaluar përtej ekranit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.