Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
I dënuari dhunoi punonjësin e Burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh...
POLITIKE

Hoxha: Ambasadori amerikan nxori në pah dështimin e SPAK-ut, vetëm 100 mijë euro të konfiskuara

P
Piranjat26 November 2026, 22:19 · 7 min lexim
Hoxha: Ambasadori amerikan nxori në pah dështimin e SPAK-ut,

Deklarata e ambasadorit amerikan Eric Wend gjatë një seminar me prokurorët e SPAK dhe oficerët e BKH ka nxjerrë në pah një nga problemet kryesore të drejtësisë shqiptare: rezultatet e dobëta në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha ku vuri në dukje hendekun e madh mes pasurive të sekuestruara nga krimi i organizuar dhe atyre që u janë sekuestruar zyrtarëve të lartë.

Sipas tij, mbështetja amerikane për SPAK-un dhe GJKKO-në, përmes financimit, asistencës teknike dhe njerëzore, ka bërë të mundur edhe një bilanc të punës së këtyre institucioneve. Por shifrat, sipas tij, tregojnë se goditja ndaj korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit mbetet shumë larg pritshmërive.Gazetari iu referua raportit të kreut të SPAK-ut të paraqitur në Kuvend për vitin e kaluar, ku, sipas të dhënave që ai përmendi, për zyrtarët e lartë ishin sekuestruar 1.1 milionë euro, ndërsa ishin konfiskuar vetëm 100 mijë euro.

‘Provat digjitale... që në vitin 2008, në Norvegji, më pas në Ukrainë, në Afrikën e Jugut dhe në Japoni, ne kërkonim prova nga burimet e hapura. Natyrisht, nuk kemi aksesin që ka një punonjës i BKH-së, sepse ai e ka edhe ligjin në krah, edhe kontaktet përtej oqeanit.

Këto prova duhet t'i kërkojnë vetë edhe prokurorët dhe gjyqtarët.

Ajo që tha ambasadori tregoi edhe diçka tjetër. Tashmë është evidente, dhe ne e kemi thënë edhe më parë, se ekziston një diferencë shumë e madhe, për të mos thënë një hendek i thellë, midis pasurive, aseteve dhe llogarive bankare të sekuestruara nga krimi i organizuar dhe atyre të sekuestruara nga korrupsioni apo zyrtarët e lartë. Disniveli është i frikshëm.

Ne kemi disa nga zyrtarët më të lartë të vendit, pa përfshirë kryeministrin, i cili është i paprekshëm. Ai thotë se në xhepat e tij nuk ka hyrë kurrë asnjë lek dhe se nuk mund të gjesh para në to. Dhe ne e besojmë këtë, sepse ai nuk mban para në xhep. Po flasim për teknologjinë, sepse ai është avangardë në këtë drejtim. Nuk mban para cash dhe nuk ka mbajtur kurrë.

Çfarë ka ndodhur? Sigurisht që amerikanët, duke qenë mbështetës të SPAK-ut dhe GJKKO-së, si dhe financues dhe ofrues të asistencës teknike e njerëzore për këto institucione, kanë bërë një bilanc. Dhe rezultati është pikërisht ai që po them: paratë dhe asetet e sekuestruara nga korrupsioni janë fare minimale.

Nëse ti çon Belinda Ballukun për gjykim dhe thua se ke bllokuar tre vila, dale se për Bektashin nga Kozarja u bë nami me kombajnën?

Ky është problemi numër 1. SPAK-u dhe GJKKO-ja u krijuan për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë, sepse krimin e organizuar institucionet e kishin goditur edhe përpara krijimit të tyre. Këtë e kishin bërë që në kohën e Eugenit, që nga viti 2004.

Çfarë tregon bilanci deri tani? Tregon se ne kemi dështuar pikërisht në këtë pjesë. Ndërkohë, perceptimi publik është se kemi zyrtarë, politikanë dhe ministra shumë të korruptuar e shumë të pasur. Këtë e dëshmon edhe jeta që bëjnë, standardi i tyre i jetesës, vendet ku banojnë dhe ku kalojnë pushimet. Ata kanë një standard jetese dhe një luks që nuk mund të justifikohen me të ardhurat e tyre dhe që, sipas perceptimit publik, janë përfituar përmes korrupsionit.

Po i referohem edhe raportit që kreu i SPAK-ut paraqiti në Kuvend për vitin e kaluar. Sasia e parave të sekuestruara nga zyrtarët e lartë dhe ajo e parave të konfiskuara ishte në raportin 1 me 10. Pra, ishin sekuestruar 1 milion e 100 mijë euro, ndërsa ishin konfiskuar vetëm 100 mijë euro. Po flasim gjithmonë për zyrtarët e lartë. Vetëm 100 mijë euro!

Nëse ti e ke gjithë vëmendjen te kjo çështje, atëherë duhet të japësh përgjigje. Kryeministri na thotë se, falë reformës, po ecim drejt Bashkimit Europian dhe se kemi bërë atë që askush nuk e ka bërë më parë. Por problemi që ngriti edhe ambasadori është pikërisht ky: çfarë po bëhet për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë?

Nëse je marrë me lobimin që ka bërë Ilir Meta në Shtetet e Bashkuara, po me lobimin që ka bërë Edi Rama çfarë ndodh? Njerëzit që u përfshinë në atë çështje përfunduan në burg, ndërsa për lobimin e Ilir Metës nuk është dënuar askush në Amerikë.

Bilali shkoi në burg për të organizuar një fotografi të Edi Ramës me presidentin amerikan, në çështjen ku u përfshi edhe McGonigal. A ka njeri në Shqipëri që beson se McGonigal ka marrë vetëm 225 mijë dollarë, aq sa u dënua për këtë çështje, kur dihen pasojat që ajo solli në Shqipëri?

Ai gati sa nuk e eliminoi opozitën, duke e çuar atë në zgrip. U hapën çështje ndaj kreut të opozitës dhe u krijua një problem i jashtëzakonshëm politik në vend. Pra, çfarë po bëjmë për këtë pjesë? Këtu qëndron problemi.

Sa i përket krimit të organizuar, kjo pjesë është më e lehtë për institucionet, sepse informacionet vijnë nga partnerët ndërkombëtarë. Nga Shqipëria kërkohet vetëm një rrjet rigoroz bashkëpunimi me ta.’, u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.