Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi kërkon ndryshime në rendin e ditës
Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet në orën 13:00 ku në rend dite është “diskutimi i detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, në kuadër të procesit të reformës zgjedhore”

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet në orën 13:00 ku në rend dite është “diskutimi i detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, në kuadër të procesit të reformës zgjedhore”.
Demokratët kanë kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, pasi sipas tyre ky rend dite nuk është i dakordësuar, për shkak se komisioni është me bashkëkryetar dhe nuk mund të ketë vendime të njënashme. Bashkëkryetari demokrat i Komisionit, Oerd Bylykbashi i ka dërguar një email bashkëkryetarit socialist Damian Gjiknuri dhe anëtarëve të Komisionit për ndryshimin e rendit të ditës.
Bylykbashi kërkon heqjen nga mbledhja e sotme, të diskutimeve që kanë lidhje me reflektimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve që ka sjellë harta e re territoriale dhe kërkon që sot në mbledhjen e orës 13.00 të diskutohet problemi ndarjes së shtetit nga partia që është edhe rekomandim i OSBE-ODIHR.
Sipas Bylykbashit kërkesa e socialisteve është praktikisht ndryshim sistemi për zgjedhjen e Këshillave Bashkiak, por shton se edhe me këtë kod zgjedhor mund të zgjidhen këshillat pa kërkuar ndryshime të mëtejshme. (A2 Televizion)
Lexo edhe
POLITIKE
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Ironizon Korreshi: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

Sindikata e Universiteteve mbështet protestat studentore, kërkon përshtatjen e kalendarit akademik

'Të ndahet shteti nga partia'/ Reforma Zgjedhore, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës

Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon

Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore

“Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë: Akt mizor! Policia ta revokojë, shteti të mos ndësh...

Në qeli që prej shkurtit 2025, Veliaj reagon sërish nga burgu





