Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
BOTA

I rrëmbeu telefonin kalimtarit pa e ditur se ishte “ngatërruar” me njeriun e gabuar! 

P
Piranjat 7 November 2026, 22:32 · 2 min lexim
I rrëmbeu telefonin kalimtarit pa e ditur se ishte

Një gjest i papritur, grabitja e telefonit celular dhe më pas arratisja. Por hajduti nuk e kishte llogaritur se viktima nuk ishte një kalimtar i zakonshëm, por një vrapues amator, në formë të shkëlqyer fizike, i cili e ndoqi për plot 20 minuta, arriti të rimerrte telefonin dhe vuri në lëvizje policinë.

Ngjarja, e raportuar nga gazeta L'Eco di Bergamo, ndodhi të enjten, më 5 nëntor, në qytetin Trevilio të Italisë.

Trevilio, vrapuesit i grabisin telefonin, por ai i vihet pas hajdutit

32-vjeçari po kthehej nga puna rreth orës 22:00, kur në një zonë jo shumë larg stacionit të trenit iu grabit telefoni celular.

Ai reagoi menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit.

“U tregova i pamatur, por në atë moment instinkti më shtyu të ndiqja hajdutin”, rrëfeu 32-vjeçari për gazetën lokale.

Sipas tij, kur arriti ta afrohej dhe ishte gati ta kapte, hajduti hodhi telefonin në tokë dhe tentoi të largohej nëpër rrugicat pranë stacionit.

Ndërhyrja e policisë

Pasi rimori telefonin, 32-vjeçari vendosi të mos e ndërpriste ndjekjen. Njëkohësisht, ai telefonoi forcat e rendit dhe vazhdoi të ndiqte gjurmët e autorit.

Pas rreth 20 minutash, në vendngjarje mbërriti Policia e Shtetit, e cila arriti ta ndalonte të dyshuarin.

Më pas, ndaj tij u bë kallëzim penal, ndërsa ai u la i lirë në pritje të procedurave të mëtejshme.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.