INVESTIGIME

Nga torturat te ekzekutimi barbar/ Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2026, 21:51
Nga torturat te ekzekutimi barbar/ Masakra e ’97-ës që nuk u

Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër që vazhdon të rëndojë mbi familjen Pema.

Gati 30 vite më pas, detajet e një prej krimeve më të rënda të asaj kohe rikthehen në dritë me pyetjen që mbetet e njëjtë: kush janë vrasësit?

Gjithçka ndodhi në qershorin e vitit 1997, kur Eduard Pema dhe Arjan Avdullai u morën me forcë nga persona të armatosur.

Sipas dëshmive të dhëna nga nëna dhe vëllai i Eduard Pemës, por edhe referuar dëshmive të dhëna gjatë seancave gjyqësore, të rinjtë u dërguan në një garazh, ku u lidhën dhe u torturuan.Ronaldo Pema, vëllai i viktimës, atëherë vetëm 14 vjeç, tregon se pa me sytë e tij të vëllanë duke u goditur me qytën e kallashnikovit, duke u torturuar e më pas duke u ekzekutuar dhe djegur.

Por ajo që ndodhi më pas ishte edhe më e rëndë. Sipas tij, të rinjtë u nxorën nga garazhi, u dërguan në sheshin e Vakëfit, u lidhën pas një makine dhe iu vu flaka.

Familjarët do të përballeshin më pas me një skenë ku, pavarësisht se po bëhen tre dekada nga ngjarja, dhimbja dhe tmerri mbeten njësoj si atë ditë.

Ndërkohë, 16 vite më vonë, zhvarrosja e Eduard Pemës do të sillte një tjetër kthesë.

Ekspertiza mjekoligjore konstatoi dëmtime të shumta në skelet dhe pjesë metalike të predhave të armëve të zjarrit, duke dokumentuar gjurmë të qitjes me armë.

Një krim me dëshmi kontradiktore, akuza për presione ndaj dëshmitarëve dhe një betejë të gjatë në gjykata. Në fund të proceseve gjyqësore, vetëm Benjamin Hajro u dënua, ndërsa tre të akuzuar të tjerë morën pafajësi.

Sot, pas gati tre dekadash, familja Pema ende kërkon përgjigje.

Kush e urdhëroi masakrën?

Pse u torturuan të rinjtë?

Dhe çfarë ndodhi realisht në garazhin e Vakëfit atë natë të errët të vitit 1997?

Kjo është vetëm pjesa e parë e një prej ngjarjeve që edhe sot trondit Beratin, ndërkohë që në pjesën e dytë do të zbulojmë akoma më shumë, disa pyetje marrin përgjigje dhe një rrëfim ekskluziv. /Piranjat

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje