INVESTIGIME

“Paguaj që të punosh”/ Zbërthehet skema e mashtrimit me “punën nga shtëpia”

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2026, 21:33
“Paguaj që të punosh”/ Zbërthehet skema e mashtrimit

Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kërkonte punonjës ishte “Easy Flyers”, e paraqitur si një kompani franceze.

Njoftimi ishte publikuar nga 18-vjeçari Kristjani nga Shkodra. Ai kishte marrë kontakt me një grua që prezantohej si Korica dhe që pretendonte se ishte përgjegjëse për rekrutimin e punonjësve.

Lori nga Durrësi e pa njoftimin dhe vendosi të aplikonte.

“Unë jam Lori nga Durrësi. Kam aplikuar për një vend pune. Kishin nxjerrë një njoftim për të punuar nga shtëpia, 3-4 orë në ditë, nga e hëna në të premten. Thoshin që do të sillnin një pajisje në shtëpi, printer, dhe unë do të printoja fletushka për reklama”, tregon ajo.

Fillimisht, komunikimi iu duk serioz. Kristjani e orientoi drejt një numri telefoni francez, ku komunikoi me “pronaren”, që prezantohej si Korica.

Ajo i dërgoi Lorit detajet e punës, mënyrën se si do të kryhej dhe normën që duhej të arrinte. Madje, i premtoi edhe asistencë gjatë ditëve të para.

“Si fillim, zonja më tha që do të të nis kontratat, printerin që ma dërgoi me video në WhatsApp. Më tha emër, mbiemër”, rrëfen Lori.

Për të fituar më shumë besimin e saj, Korica i dërgoi edhe të dhëna personale. Por pak më vonë do të vinte edhe kërkesa e parë për para.

Sipas Lorit, iu kërkua të paguante 126 euro për fillimin e punës dhe printerin. Paratë u dërguan më 22 gusht, përmes një kompanie transfertash, në emër të një personi të identifikuar si Apelete Mauroy Caudron Amoussou, i cili pretendohej se ishte noter i kompanisë.

Pas kësaj, Lori firmosi kontratën që i ishte dërguar me email. Por në një nga nenet e saj zbuloi një tjetër detyrim financiar.

“Ishte neni 6, që unë duhet të paguaja përsëri 250 euro që kjo kontratë të ishte e vlefshme dhe brenda 24 orëve mua do të më vinte printeri”, tregon ajo.

Lori thotë se pyeti nëse do të kishte pagesa të tjera dhe mori garanci se kjo do të ishte pagesa e fundit.

Ajo dërgoi edhe 250 eurot e tjera, duke e çuar shumën totale në 376 euro.

“Unë jam familjare. Nëse kjo punë është reale, unë do të isha falënderuese. Në të kundërt, të paktën më thuaj dhe ta lëmë me kaq”, i kishte shkruar ajo Koricës.

Sipas saj, përgjigjja ishte një tjetër garanci se nuk do të humbiste paratë dhe se gjithçka ishte në rregull. Por printeri nuk mbërriti.

Fillimisht, Lori mori justifikimin se kishte shumë ngarkesë dhe pajisja do të dërgohej të nesërmen. Ditët kaluan dhe printeri nuk u shfaq.

Kur kërkoi sqarime, mori një tjetër përgjigje: duhej të paguante 500 euro të tjera. Në atë moment, Lori thotë se e kuptoi se bëhej fjalë për një mashtrim.

Ajo kontaktoi sërish Kristjanin, personin që kishte publikuar njoftimin për punë në internet.

“I shkruaj këtij djalit shkodran: ‘Më thuaj, je ti që fshihesh me këtë kartë identiteti apo si është, ku qëndron problemi? Sepse unë do të shkoj në polici, sepse zanafilla ka nisur nga ty’”, tregon Lori.

Kristjani i tha se edhe ai ishte punësuar për të publikuar njoftime pune dhe se nuk kishte marrë ende asnjë pagesë.

“Unë jam i punësuar vetë, rrogën e parë nuk e kam marrë akoma”, i kishte thënë ai.

18-vjeçari nga Shkodra pranon se kishte publikuar njoftimet, por thotë se nuk kishte marrë para dhe se nuk e kishte kuptuar fillimisht se bëhej fjalë për një skemë mashtrimi.

“Unë i kam thënë mos jep lekë, ngaqë mund të jetë edhe mashtrim”, deklaron ai.

Kristjani tregon se komunikonte vetëm përmes mesazheve me personin që e kishte rekrutuar.

“Vetëm me mesazhe. I kam thënë që nuk paguhet kontrata e punës. Më tha: ‘Për 14 ditë kam me të paguar’. I thashë: ‘S’postoj më po s’më dhanë rrogën’”, shprehet ai.

Sipas tij, kishte punuar rreth 10 ditë duke publikuar njoftime në platformën “MerrJep”, duke përdorur të dhënat e tij personale.

Ai thotë se e kuptoi se njoftimet ishin pjesë e një mashtrimi pasi një shoqe i tregoi se një person tjetër ishte mashtruar në të njëjtën mënyrë.

“Kur më ka thënë një shoqe që çfarë është, është faqe e rreme, i fshiva postimet, s’kam postuar më”, tregon Kristjani.

Por historia merr një tjetër kthesë kur Lori kontaktoi gruan që mendonte se fshihej pas mashtrimit.

Korica e mohon të ketë mashtruar Lorin. Ajo pretendon se edhe vetë kishte aplikuar për një punë online dhe se identiteti i saj ishte përdorur nga persona të tjerë.

Sipas saj, ajo kishte dërguar fotografinë dhe kartën e identitetit gjatë aplikimit për punë, ndërsa të dhënat e tjera personale ishin marrë nga profili i saj në Facebook.

“Do punësohesha, po, aplikova dhe unë”, thotë Korica.

Ajo pretendon se kishte dërguar edhe vetë para në një rast, por se kompania e transfertave e kishte paralajmëruar se pagesa mund të lidhej me një mashtrim. Për këtë arsye, ajo thotë se e kishte ndërprerë procesin dhe i kishte marrë paratë mbrapsht.

Sipas saj, ajo nuk kishte marrë asnjë nga paratë e dërguara nga Lori, pasi transfertat ishin bërë në Francë dhe jo në emrin e saj.

“Unë në Francë nuk kam qenë ndonjëherë”, shprehet ajo.

Korica këmbëngul se edhe ajo është viktimë e skemës dhe se nuk ka pasur dijeni që të dhënat e saj po përdoreshin për të mashtruar persona të tjerë.

“Unë u mashtrova nga kjo kompani, edhe një vajzë tjetër pas meje që më akuzon mua. Uroj që mos të mashtrohet asnjë njeri”, thotë ajo.

Për Lorin, përveç humbjes së 376 eurove, shqetësimi kryesor është përdorimi i të dhënave të saj personale.

Ajo thotë se personat me të cilët komunikoi kanë në dispozicion kartën e identitetit, numrin e telefonit, adresën e banimit, si dhe dokumente të tjera që u ka dërguar gjatë procesit të aplikimit.

Madje, sipas saj, janë kërkuar edhe faturat e energjisë elektrike dhe të ujit. Lori dyshon se pas skemës fshihet personi që ajo njeh si Korica, ndërsa Kristjani gjithashtu thotë se beson se ajo ka qenë pjesë e rekrutimit të tij.

Nga ana tjetër, Korica pretendon se identiteti i saj është përdorur nga mashtruesit pa dijeninë e saj.

Komunikimet tregojnë se skema funksiononte përmes njoftimeve të rreme të punës, rekrutimit të personave për t’i publikuar ato dhe më pas orientimit të aplikantëve drejt personave që kërkonin pagesa paraprake.

Rasti tregon se sa lehtë mund të përdoren njoftimet për punësim online për të krijuar besim, për të mbledhur të dhëna personale dhe për t’u kërkuar aplikantëve pagesa të njëpasnjëshme.

Për këtë arsye, çdo ofertë pune që kërkon pagesë paraprake, dërgim të dokumenteve personale pa verifikim ose komunikim vetëm përmes aplikacioneve të mesazheve duhet të trajtohet me shumë kujdes./ piranjat

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet