I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrënojë
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...
Sali Berisha ishte sot në Fier në kuadër të turit të tij të Foltoreve të Ripërtëritjes ku foli edhe për seanc&...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtimin e ujit, ndërsa ndërhyrjet për mirëmbajtjen e tij nuk kanë shmangur rikthimin e problematikës.
Pikërisht për këtë çështje, udhëtuam drejt Gjirokastrës për të kërkuar përgjigje nga drejtori i Drejtorisë Rajonale Jugore të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Shkurta.
Por ajo që nisi si një kërkesë për sqarime mbi gjendjen e një vepre që ka kushtuar miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë, përfundoi me një denoncim në polici.
Tuneli i Skërficës është pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, një projekt me vlerë totale rreth 145 milionë euro. Vetë tuneli është raportuar me një kosto prej rreth 23 milionë eurosh.
Vepra u inaugurua disa vite më parë, në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe drejtues të lartë të qeverisë dhe pushtetit vendor.
Por pas hapjes për qarkullim nisën edhe problematikat. Gjatë periudhave me reshje të dendura, në tunel është konstatuar prani e ujit, duke ngritur pikëpyetje mbi sistemin e drenazhimit dhe ndërhyrjet e kryera për mirëmbajtjen e tij.
Po ashtu, pikëpyetje ngrihen mbi procedurat e prokurimit të zhvilluara për mirëmbajtjen e lotit 7, ku përfshihet tuneli.
Prania e ujit në tunel tregon jo vetëm cilësinë e dobët të punimeve, por është edhe një këmbanë alarmi për sigurinë e automjeteve dhe qytetarëve që lëvizin çdo ditë në këtë aks.
Përballja me drejtorin e ARRSH-së për Rajonin Jugor, Gjirokastër, Andi Shkurta, nuk shkoi ashtu siç pritej, pasi pyetjet filluan ta vendosnin në siklet drejtorin, i cili u largua, duke shtyrë gazetarin dhe, në fund, duke u mbyllur në zyrën e parë që gjeti me derën hapur.
Përballja përfundon në polici.
Pak minuta pasi ekipi i “Piranjave” largohet nga ambientet e ARRSH-së, zoti Shkurta i është drejtuar Policisë së Gjirokastrës, duke pretenduar se ishte dhunuar. Për këtë arsye, ne u paraqitëm vetë pranë policisë për të dhënë shpjegimet tona mbi incidentin.
Ndërkohë, drejtori, mesa duket i ndihmuar nga shefat e policisë, për të shmangur sërish një përballje me ne, largohet nga dyert e pasme të Policisë së Gjirokastrës.
Por ne do të rikthehemi me një tjetër përballje me drejtorin e ARRSH-së për Rajonin Jugor, Andi Shkurta, për të kërkuar përgjigje për këto çështje dhe jo vetëm kaq. /Piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeç...
Elvira Veseli, emigrante prej vitesh në Gjermani, deklaron se i ka paguar avokatit Gëzim Kovaçi një shumë prej 4200 eurosh për d...
Një javë më parë publikuam rrëfimin e efektivit të Forcës së Posaçme Shqiponja në Policinë e Shkodr&eum...
Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh, që quhet Ramazan Xhixha, ...
Klodiana Spahiu dhe Taulant Balla janë dy politikanët e parë me të cilët u përballëm, duke denoncuar plagjiaturën e puni...
Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, në atë q&eum...
Një rrjet i organizuar që vepron përtej kufijve dhe që dyshohet se përfiton shuma të konsiderueshme nga trafikimi i emigrant&eum...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...