Shantazh në emër të dashurisë, 32-vjeçari terrorizon gruan e martuar
Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeç...
Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeç...
Elvira Veseli, emigrante prej vitesh në Gjermani, deklaron se i ka paguar avokatit Gëzim Kovaçi një shumë prej 4200 eurosh për d...
Një javë më parë publikuam rrëfimin e efektivit të Forcës së Posaçme Shqiponja në Policinë e Shkodr&eum...
Nga Ina Zhupa Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime.Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes,...
Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh, që quhet Ramazan Xhixha, ...
Klodiana Spahiu dhe Taulant Balla janë dy politikanët e parë me të cilët u përballëm, duke denoncuar plagjiaturën e puni...
Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, në atë q&eum...
Nga Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi serioz, pasi pronarit të subj...
Një qytetare ka bërë një denoncim lidhur me një problem pronësie dhe aksesi në rrugë. Sipas saj, familja e saj prej vi...
Elvira Veseli, emigrante prej vitesh në Gjermani, deklaron se i ka paguar avokatit Gëzim Kovaçi një shumë prej 4200 eurosh për disa çështje familjare dhe pronësie, por sipas saj, punët nuk janë kryer. Veseli tregon se familja iu drejtua avokatit fillimisht për një problem me pronën, më pas për divorcin e vajzës dhe për një çështje që lidhej me ADN-në e fëmijës së saj. Për çështjen e tokës, ajo thotë se i ka paguar avokatit 2200 euro përmes Western Union.
Sipas saj, pavarësisht pagesës, nuk ka marrë fatura apo prova për veprimet që avokati pretendonte se kishte kryer.
“Kam paguar 2200 euro. Asnjë faturë nuk më ka dhënë. Asnjë seancë, asnjë lloj gjëje nuk ka bërë”, pretendon Veseli.
Ajo thotë se ka shkuar personalisht pranë institucioneve për të verifikuar nëse ishin bërë njoftimet për konfliktin mbi pronën, por, sipas saj, aty nuk kishin dijeni për ndonjë veprim të avokatit. Problemet, sipas saj, nuk përfunduan këtu. Për divorcin e vajzës, ajo pretendon se ka paguar edhe 500 euro, ndërsa procedura, sipas saj, u përfundua më vonë nga shteti, pasi familja i dha fund marrëdhënies me avokatin.
Një tjetër pagesë prej 1000 eurosh lidhej me procedurën e ADN-së së fëmijës së vajzës.
Veseli pretendon se as kjo procedurë nuk u ndoq dhe se çështja mbeti pezull deri në momentin kur fëmija ndërroi jetë. Pas këtyre episodeve, familja kërkoi kthimin e parave. Në një seri komunikimesh telefonike të siguruara nga familja, avokati dëgjohet duke premtuar se do t’i kthente paratë, por, sipas Veselit, muajt kaluan dhe pagesa nuk u krye.
Në një prej telefonatave, familjarët i kërkojnë avokatit t’u kthejë shumën prej 4200 eurosh, ndërsa ai përgjigjet se do t’i përgatisë paratë dhe kërkon kohë. Veseli thotë se, pas pritjeve të përsëritura, më 24 maj 2023 iu drejtua Policisë së Elbasanit dhe bëri kallëzim. Sipas saj, avokati u shoqërua dhe qëndroi për një periudhë në paraburgim, por edhe pas kësaj, ajo nuk i ka marrë paratë.
Familja ka vënë në dispozicion edhe një seri faturash të Western Union, të cilat, sipas saj, dokumentojnë pagesat e kryera në emër të Gëzim Kovaçit gjatë viteve 2018–2021. Në disa raste, paratë janë dërguar nga Elvira, ndërsa në raste të tjera përmes familjarëve të saj, të cilët thonë se ia kanë dorëzuar paratë avokatit për çështjen e pronës.
Vetë Kovaçi, sipas dokumenteve të përmendura nga familja, ka deklaruar në gjykatë se ishte pajisur me prokurë për përfaqësimin e familjes për çështjen e pronës, por se nuk kishte kryer veprime pasi, sipas tij, nuk i ishte vënë në dispozicion dokumentacioni i nevojshëm. Megjithatë, familja pretendon se pagesat janë bërë pikërisht për ndjekjen e këtyre çështjeve dhe kërkon kthimin e shumës së dhënë.
Sot, Elvira Veseli thotë se vijon të përballet me pasojat financiare të kësaj historie. Ajo tregon se paratë i kishte mbledhur me vështirësi, duke punuar prej vitesh në Gjermani, dhe se për pagesat ndaj avokatit kishte marrë edhe borxhe.
“Mezi i kam mbledhur këto lekë dhe ia kam çuar avokatit, me borxhe. Kam bërë sakrifica”, shprehet ajo.
Përballë Piranjave, Kovaçi e mohon që të ketë marrë para nga Elvira, duke deklaruar se nuk ishte avokat i saj, por faktet, si faturat dhe regjistrimet, tregojnë të kundërtën./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Një javë më parë publikuam rrëfimin e efektivit të Forcës së Posaçme Shqiponja në Policinë e Shkodr&eum...
Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh, që quhet Ramazan Xhixha, ...
Klodiana Spahiu dhe Taulant Balla janë dy politikanët e parë me të cilët u përballëm, duke denoncuar plagjiaturën e puni...
Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, në atë q&eum...
Një rrjet i organizuar që vepron përtej kufijve dhe që dyshohet se përfiton shuma të konsiderueshme nga trafikimi i emigrant&eum...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, kat&eu...
Altin Preka, efektiv i Policisë së Shkodrës, rrëfen për “Piranjat” historinë e përplasjeve të tij me epror...
Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit të Durr&e...
E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore...