Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
KOSOVA

Me lot në sy dhe përqafime, Jakup Krasniqi largohet nga Kosova pas katër ditësh pranë familjes, rikthehet në Hagë

P
Piranjat21 November 2026, 21:22 · 2 min lexim
Me lot në sy dhe përqafime, Jakup Krasniqi largohet nga Kosova pas

KOSOVA- Jakup Krasniqi është larguar këtë të shtunë nga Kosova, duke u rikthyer në Hagë pas katër ditësh qëndrimi pranë familjes në Prishtinë. Ndarja me të afërmit është shoqëruar me emocione të forta, lot dhe përqafime, në një moment të vështirë për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi kishte marrë një leje të posaçme nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për të vizituar bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, atij iu lejua të kalonte disa orë në ditë në banesën familjare në lagjen Velania.

Momenti i largimit u përcoll me emocione, ndërsa në hyrje të banesës e priti djali i tij, deputeti Altin Krasniqi, i cili e përshëndeti në çastet e fundit para nisjes drejt Hagës. Ai u largua me automjetet e EULEX-it, ndërsa në zonë ishin të pranishme edhe forcat e policisë së Kosovës. Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me kufizime në takimet me familjarët.

Vëllai i tij, Daut Krasniqi, bëri të ditur se nuk ishte lejuar t'i afrohej banesës dhe për këtë arsye nuk kishte mundur ta takonte. Kufizimet e vendosura gjatë vizitës janë kritikuar edhe nga kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Kjo ishte vizita e dytë e Jakup Krasniqit në Kosovë që prej arrestimit në nëntor të vitit 2020. Në tetor 2024, ai kishte marrë një leje të ngjashme për t'u kthyer në vendlindje pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Azem Krasniqi.

Jakup Krasniqi mbahet në paraburgim në Hagë prej rreth gjashtë vitesh. Ai është dënuar në shkallë të parë me 25 vite burg për krime lufte, në të njëjtin proces me ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Mbrojtja e të katër të dënuarve pritet të apelojë vendimin, ndërsa procesi gjyqësor vijon të mbetet në vëmendjen e opinionit publik në Kosovë dhe Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.