Kallëzimi për Irena Gjokën, Malltezi: Të gjithë institucionet e shtetit u vendosen për të mbrojtur një delinkuente
Për çështjen e kallëzimit ndaj Irena Gjokës është paraqitur në SPAK Jamarbër Malltezi. Ai ka dhenë një deklaratë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Malltezi: SPAK-u...

Për çështjen e kallëzimit ndaj Irena Gjokës është paraqitur në SPAK Jamarbër Malltezi.
Ai ka dhenë një deklaratë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.
Malltezi: SPAK-u tentoi ta mbyllte çështjen e Irena Gjokës por është gjykata që e detyroi SPAK-un që të bënte hetime dhe në javën e fundit fare të afatit 6 mujor u kujtuan për të thirrur dhe për të marrë dëshminë. Me shumë kënaqësi i kam paraqitur dokumentet që unë disponoj duke përfshirë edhe një përmbledhje prej 4 faqesh të cilën mund tua vë në dispozicion po ta doni lidhur me të gjithë gjetjet që janë bërë. Kopje te gazetës greke, origjinale që ka raportuar qoftë për dëbimet qoftë për dënimet e Irena Gjokës. Gjithashtu i tregova një kronologji se si Edi Rama e ka mbrojtur Irena Gjokën në çdo hap të saj. Kam depozituar disa prej këtyre dokumenteve. Edhe formularët e dekriminalizimit të Irena Gjokës e cila ka shënuar jo për dëbimet e qoftë për dënimin që ka pasur.
Gjithashtu u bëra me dije nga libri i 35 falsifikimeve të një procesi politik, keni një fakt shumë interesant. I njëjti person, i njëjti institucion sekretari i përgjithshëm i KLGJ me 1 dhjetor 2023 i jep avokatëve të Berishës dokumentin në të cilin KLD e kishte shkarkuar Irena Gjokën dhe i njëjti person tre jave më pas gënjen deputetët e kuvendit duke thënë se ne nuk e kemi këtë dokument.
Pra jam gjithashtu edhe për të treguar që Irena Gjoka u mbrojt në këtë proces të turpshëm nga ata që duhej të respektonin ligjin, në çdo institucion të shtetit. Gjithashtu keni këtu edhe një dokument tjetër që tregon komunikimin ekstraligjor mes prokurorit Arben Kraja dhe Irena Gjokës. Arben Kraja më me 20 .11. 2023 nënshkruan dhe vendos datën që me 21, pra e dinte një ditë para Arben Kraja që me 21 Irena Gjoka do nxirrte vendimin. Kjo tregon qartazi që kemi të gjithë institucionet e shtetit që u vendosen për të mbrojtur një delinkuente. Kemi parasysh që për shumë here më pak se kaq, gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar dhe të cilët po bëjnë betejë ligjore në Strasburg të cilët neve i ndihmojmë me këto dokumente për të treguar që shteti shqiptar ka dështuar që të mbajë të njëjtin standard me ta si ndaj Irenës...
Lexo edhe
POLITIKE
Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Nazarko: Opozita të bashkohet për zgjedhjet vendore në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë

"Na shpërqendronte"/ Blendi Klosi habit me arsyetimin e tij për përjashtimin e Spiropalit

Nga “Mjaft” në majat e PS-së, Artan Hoxha: Spiropalin e bëri Rama, jo gara

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

Hoxha: Kush është “Nesti Angoni” që bëri kallzimin në SPAK për Spiropalin? Detaji që ngre pikëpyetje nga “sekreti” 10 vjeçar ...





