Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Dosja kaloi në SPAK, Klodiana Lala: Dyshime për përfshirjen e deputetes Etleva Budini!
Dosja për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës i ka kaluar SPAK-ut, ndërsa hetimet po zgjerohen edhe për dyshime mbi përfshirjen e personave të tjerë në skandal. Gazetarja Klodiana Lala, në një raportim për News24 ka dhënë detaje lidhur me hetimet, duke bërë me dije se mes personave […]

Dosja për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës i ka kaluar SPAK-ut, ndërsa hetimet po zgjerohen edhe për dyshime mbi përfshirjen e personave të tjerë në skandal.
Gazetarja Klodiana Lala, në një raportim për News24 ka dhënë detaje lidhur me hetimet, duke bërë me dije se mes personave për të cilët po verifikohet roli në këtë çështje është edhe deputetja e Partisë Socialiste, Etleva Budini, e cila ka drejtuar filialin e Postës së Durrësit deri në mars të vitit 2025.
Sipas Lalës, Prokuroria e Durrësit e ka transferuar dosjen në SPAK, pasi gjatë hetimeve ka konstatuar dyshime për përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal, si dhe të personave me imunitet parlamentar.
Përveç akuzës së vjedhjes, SPAK ka regjistruar edhe veprën penale të grupit të strukturuar kriminal, pasi dyshohet se në skemë nuk janë përfshirë vetëm punonjës të institucionit, por edhe persona të tjerë.
“SPAK e mori këtë dosje nga Prokuroria e Durrësit, e cila pas hetimeve arriti në konkluzion se nuk ishte kompetente për të vazhduar hetimin, për sa kohë që kishte dyshime se ndodhej para një grupi të strukturuar kriminal dhe po ashtu implikoheshin persona me imunitet parlamentar. Për këto arsye, Prokuroria e Durrësit e transferoi në SPAK dhe kjo e fundit ka regjistruar procedimin penal.
Nga të dhënat rezulton se ka dyshime se në këtë skandal është e përfshirë dhe po hetohet roli i deputetes së PS, Etleva Budini, e cila ka drejtuar këtë filial deri në mars 2025. SPAK, krahas akuzës së vjedhjes, ka shtuar edhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal, sepse ka dyshime se nuk janë vetëm disa punonjës të thjeshtë, por edhe persona të tjerë të përfshirë dhe kanë vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal”, deklaroi Klodiana Lala.
Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, më herët janë arrestuar ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën e vjedhjes së shumës së konsiderueshme dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë të rinj me vlerë 53.4 milionë euro

"Pritja jote krenare ishte motivi im"/ Deputeti Luçiano Boçi humb nënën, dedikimi prekës: Viola ime e shtrenjtë u largua përgjithmonë......

Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet qarkullimi

Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy Dubai” në qendër të investigimit italian, dyshime për pastrim parash!...

Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dhe historiku i tyre






