Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s...
AKTUALITET

Katër shqiptarë nga Maqedonia e Veriut në pranga për planin terrorist në Greqi, dyshohet për përfshirjen e iranianëve

P
Piranjat17 November 2026, 19:43 · 2 min lexim
Katër shqiptarë nga Maqedonia e Veriut në pranga për planin

Katër shtetas me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut janë mes personave të arrestuar në Greqi, të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist. Në hetimin për këtë çështje dyshohet se janë të përfshirë edhe dy shtetas iranianë.

Sipas informacioneve të bëra publike nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, drejtuesi i dyshuar i organizatës ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit dyshohet se kishin bindje radikale islamike dhe vinin kryesisht nga zonat e Kumanovës dhe Shkupit. Mes të arrestuarve nga policia greke është edhe Shpëtim Musliu, i lindur më 21 dhjetor 1996, në Kumanovë, ku edhe banonte.

Sipas hetimeve, Musliu dhe anëtarë të tjerë të celulës dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat ndaj një biznesmeni në Greqi, i cili mbante gjithashtu një pozicion të lartë drejtues në një kompani izraelite të prodhimit të armëve.

Financimi i operacionit dyshohet se bëhej nga një shtetas iranian i identifikuar si Mabanex. Sipas të dhënave të hetimit, ai pretendohet se kishte marrë udhëzime nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit izraelit. Për realizimin e planit dyshohet se ishin rekrutuar persona nga Kumanova, të cilët kishin pranuar të kryenin sulmin.

Anëtarët e grupit kishin tentuar të hynin në Greqi, por në disa raste u ishte refuzuar kalimi i kufirit, pasi figuronin në listat e personave të dyshuar për pikëpamje radikale. Edhe Shpëtim Musliu kishte provuar më herët të hynte në territorin grek përmes Turqisë, por ishte kthyer në pikën kufitare të Evrosit.

Në tentativën e dytë, ai u ndalua pasi shërbimet greke ishin informuar nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut për aktivitetin e dyshuar të celulës. Autoritetet greke bëjnë me dije se grupi ishte mbajtur nën vëzhgim për rreth një vit.

Pas dorëzimit të Shpëtim Musliut te autoritetet e Maqedonisë së Veriut, shërbimet greke kanë zgjeruar hetimet për të zbuluar nëse pjesëtarët e grupit kishin bashkëpunëtorë apo persona që i orientonin në qarqet e komunitetit mysliman në Greqi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.