Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik, shkak u bë koncerti pa shami i publikuar në YouTube

IRAN- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Iran, ku këngëtarja 29-vjeçare Parastou Ahmadi është ndëshkuar me 74 goditje me kamxhik, pasi kishte performuar pa shami dhe me një fustan të gjatë, në një koncert të transmetuar në platformën YouTube.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i saj, Mustafa Nili, i cili konfirmoi se dënimi është ekzekutuar ndaj këngëtares dhe katër anëtarëve të grupit të saj. Informacioni është raportuar nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA dhe gazeta Shargh.
Çështja lidhet me një koncert të zhvilluar në dhjetor të vitit 2024, në një sallë bosh, por të transmetuar online. Gjatë performancës, Ahmadi u shfaq pa shami, e veshur me një fustan të gjatë dhe me buzëkuq të kuq, ndërsa shoqërohej nga një pianist, baterist, kitarist dhe basist, të gjithë të veshur me të zeza.
Videoja e koncertit u bë mjaft e ndjekur në internet, duke grumbulluar më shumë se 3 milionë shikime në kanalin e saj në YouTube. Për këtë performancë, këngëtarja dhe pjesëtarët e grupit u përballën me akuza për “fyerje të moralit publik” dhe për përfshirje në prodhimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve të konsideruara të pahijshme nga autoritetet iraniane.
Parastou Ahmadi ishte mbajtur për dy javë në paraburgim, përpara se të lirohej me kushte kufizuese. Në qershor, ajo u dënua së bashku me anëtarët e tjerë të grupit, ndërsa vendimi u konfirmua edhe në shkallën e dytë. Në Iran, gratë përballen me kufizime të rrepta lidhur me veshjen dhe paraqitjen në publik. Gjithashtu, performancat solo të grave si këngëtare para publikut janë të ndaluara.
Rasti ka nxitur reagime edhe nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në fillim të tetorit, Amnesty International dënoi vendimin për ndëshkimin fizik të këngëtares, duke i bërë thirrje autoriteteve iraniane të heqin dorë nga zbatimi i dënimit me kamxhik, të cilin e cilësoi si mizor, çnjerëzor dhe poshtërues.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Çfarë po ndodh mes Bejtës dhe Klejdës? Një bisedë në BBVK5 ngre dyshime për ndërhyrje nga jashtë

Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfundimtare

Konstantinos Argyros shfaq probleme shëndetësore, këngëtari bën të ditur lajmin në rrjetet sociale

Reçipeta transparente dhe poza joshëse, Sydney Sweeney ndez rrjetin me fotot provokuese

Në moshën 63-vjeçare, Quentin Tarantino bëhet baba për herë të tretë

Modelja nga Mali i Zi “trazon” rajonin, bën shqiponjën dykrenare në skenën e “Miss Universe”

Dasmë në familjen e Genës, këngëtari marton vajzën e vogël, pamje nga festa

Endi Demneri bën daljen e parë publike pas lindjes së djalit. Shfaqet me një look glamuroz





